Flash

E pabesueshme në Kupën e Francës: skuadra ngatërroi qytetin dhe eliminohet pas 7 orësh udhëtim

Lapsi.al 5 October 2021
E pabesueshme në Kupën e Francës: skuadra ngatërroi qytetin

E pabesueshme ajo që ndodhi në Francë ku hijeshia e Kupës Kombëtare shpesh lidhet me mrekullitë sportive ose ... si në këtë rast, me historitë tragjikomike. Si ajo që ndodhi në Vabres l'Abbaye, një fshat me 1200 banorë i pozicionuar në jug të Aveyron, ku skuadra vendase u kualifikua pa luajtur sepse kundërshtarët e tyre, të cilët mbërritën pas shtatë orësh, kishin gabuar qytetin para se të gjenin atë të duhurin.

Historia përfundoi në faqet e Le Parisien dhe ka të bëjë me ndeshjen midis Tarbes, skuadër që militon në Rajonal 1 dhe vendasve të Vabres. Arsyeja mund të gjendet në një "s" që i shpëtoi navigatorit. Ekipi u largua rreth orës 11:45 të mëngjesit, por në vend që të arrinte në Vabres në Abbaye, trajneri mori drejtimin për në Vabre të Rodez. Një fshat i vogël 80 kilometra nga Vabres-l'Abbaye. Një detaj shumë i rëndësishëm dhe i mjaftueshëm për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Sipas rindërtimit të fakteve, pavarësisht gabimit, Tarbes gjithsesi arriti në vendin e duhur, duke vrapuar me çantat në krah për tu ndërruar në fushë. Vonesa e akumuluar, megjithatë, u konsiderua e tepërt nga gjyqtarët të cilët nuk ishin fleksibël në zbatimin e rregullave. Dhe kështu Aveyronnais fitoi për mungesën e kundërshtarëve. Kjo histori nuk ka mbetur e kufizuar në Aveyron sepse tashmë është bërë virale në rrjetet sociale.

I kuptueshëm, hidhërimi në shtëpinë e Tarbes. "Ishte një kombinim i pafat i rrethanave. U nisëm rreth orës 11:45 të mëngjesit. Kishte gjithashtu një garë ciklizmi që bllokoi rrugën. Pastaj kur arritëm atje, autobusi nuk mund të kalonte urën. Erdhëm me vrap, me çanta në dorë, por gjyqtarët nuk donin tia dinin. Pjesa më e keqe është se midis urës dhe stadiumit ka rreth pesëqind metra rrugë, ku autobusët nuk mund të udhëtojnë. Lojtarët mbërritën aty të veshur dhe me vrap". Nuk ishte e mjaftueshme. Johan Mourao, trajneri-lojtar i Vabres-l'Abbaye shprehu solidaritetin e tij: "Ishin të zhgënjyer. Duke biseduar me një lojtar të ri nga ekipi i tyre, ai na kërkoi të luanim një miqësore, por nuk ishte e mundur". Tani gjithçka që mbetet është të presim kundërshtarin tjetër".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI