Flash

Juventus vepron si me Chiesan, presidenti i Fiorentinës dorëzohet: "Vlahovic nuk do të rinovojë"

Lapsi.al 5 October 2021
Juventus vepron si me Chiesan, presidenti i Fiorentinës dorëzohet:

Rocco Commisso ngre flamurin e bardhë në lidhje me rinovimin e Dusan Vlahovic dhe e ka bërë duke u shkruan drejtpërdrejt tifozëve viola për të sqaruar situatën dhe hapat e ardhshëm. "Siç e dini Fiorentina i bëri një ofertë shumë të rëndësishme lojtarit, një propozim kontrate që do ta kishte bërë atë lojtarin më të paguar në historinë e Klubit - thuhet në letrën e presidentit -. Por pavarësisht përpjekjeve tona, propozimi për rinovimin nuk u pranua ". "Për mua dhe Fiorentinën, gjithçka që mbetet është të marrim parasysh vullnetin e lojtarit - vazhdon ai -. Së shpejti do të gjejmë një zgjidhje të realizueshme dhe adekuate".

Pas refuzimit të qendërsulmuesit serb duket se qendron Juventus, me klubin bardhezi që ende po kërkon formulën e duhur për të kënaqur Fiorentinën, duke patur parasysh pasivin në bilancin e 30 qershorit 2021. Kjo është arsyeja pse hipoteza çon në dy udhëkryqe: njëra që ndjek atë që kishte qenë formula për marrëveshjen Chiesa, tjetra më 'tradicionale', me pagesën e kartonit të lojtarit pjesërisht në para, duke përdorur edhe lojtarë në shkëmbim. Në rastin e parë, do të ishte një huazim dyvjeçar me detyrimin e blerjes në verën e vitit 2023, në të dytin duke arritur vlerën prej 60 milionë eurosh përmes identifikimit të lojtarëve të pëlqyer nga Fiore.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI