Flash

"Hungaria pa tifozë nuk është e njëjta": Lenjani kthehet në kombëtare me optimizëm

Lapsi.al 5 October 2021
"Hungaria pa tifozë nuk është e njëjta": Lenjani

"Jam gati për këto dy ndeshje që kemi dhe fizikisht kam pasur një lëndim të vogël, por tani ndihem shumë mirë. Të gjithë ndihemi shumë të lumtur me shokët. Tani mendojmë për ndeshjen me Hungarinë, pasi është shumë e rëndësishme për ne. Do fokusohemi më shumë te forca jonë dhe do shohim si do ecë loja". Emir Lenjani, i grumbulluar sërisht nga Edoardo Reja për kualifikueset e Botërorit Katar 2022, pas dëmtimit të pësuar, është optimist për shanset e kuqezinjve për të arritur rezultat, në Budapest kundër Hungarisë e më pas Polonisë në Tiranë.

Dy ndeshje shumë delikate e të vështira gjithashtu, në të cilën kuqezinjtë kanë nevojë për dy fitore për të marrë vendin e dytë në Grup, me Anglinë që është e shkëputur. "Mendoj së pari të fokusohemi te Hungaria - vlerësoi anësori -. Kemi kualitete të larta si lojtarë individualisht por edhe si ekip. Por siç e thashë, do fokusohemi te forcat tona, për të dhënë kualitetet që kemi dhe të fitojmë ndeshjen e parë dhe më pas mendojmë Poloninë".

Një avantazh moral, kuqezinjtë e kanë marrë me fitoren 1-0 të fiksuar në Elbasan Arena me golin e Armand Brojës, por për ndeshjen e Budapestit do të kenë edhe një tjetër avantazh: mungesën e tifozëve hungarezë për shkak të dënimit të dhënë nga FIFA: "Hungaria i ka tifozët shumë të flaktë dhe stadiumi është i mbushur dhe mendoj që është shumë mirë për ne, por duhet të fokusohemi te vetja për të arritur qëllimin".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI