Flash

Prapaskena e bisedës me Rejan, numri i fanellës dhe llogaritë e grupit: Bajrami merr përsipër kombëtaren

Lapsi.al 5 October 2021
Prapaskena e bisedës me Rejan, numri i fanellës dhe llogaritë e

Mesfushori i Empolit, Nedim Bajrami, është një prej emrave më të spikatur të ndeshjeve të fundit, jo si lojtari më i ri që iu bashku kuqezinjve, por edhe si nivel performance me pritshmëri në rritje të vazhdueshme, për atë që mund ti japë skuadrës kombëtare. Tekniku Reja e ka identifikuar gjithnjë atë si një lojtar që mund ti ndryshojë ndeshjet Shqipërisë dhe në konferencën për shtyp Bajrami ka treguar bisedën e bërë me italianin: " Biseda me Rejën? Kam folur me trajnerin dhe më ka thënë që duhet të punoj me top, por edhe pa top. Kam bërë dy gola në Serie A dhe jam në formë dhe besoj se nuk kemi presion. Do futemi në ndeshje dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë".

Në ndeshjen e fundit Bajrami ka luajtur me numrin 10, një numër që më parë e ka përdorur edhe Manaj, por për mesfushorin nuk është një cështje: "Nuk ka rëndësi se çfarë numri vesh, por rëndësi ka për mua të japim maksimumin dhe të fitojmë të dyja ndeshjet".

Hungaria apo Polonia, cili ekip është më i fortë, lojtari që po shkëlqen me Empolin nuk ka një preferencë, edhe pse janë të dy ndeshje për tu fituar: "Besoj se të dyja ekipet janë të forta, të dyja ndeshjet nisin 0-0 dhe i dimë kualitetet tona dhe duhet të përqëndrohemi te loja jonë. E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Hungarisë dhe do të futemi në lojë me vetëbesim se i kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet ta përgatisim lojën shumë mirë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI