Flash

Basketbolli humb një kampion të madh, tërhiqet Pau Gasol: "Besoja se do e mbyllja duke luajtur, jo me paterica e operacione"

Lapsi.al 5 October 2021
Basketbolli humb një kampion të madh, tërhiqet Pau Gasol:
Pau Gasol ka njoftuar fundin e karrierës së tij si lojtar. Ylli spanjoll i basketbollit thotë mjaft në moshën 41-vjeçare, pasi ka fituar pothuajse gjithçka që një profesionist mund të ëndërrojë: një titull botëror, dy medalje argjendi olimpike dhe tre tituj evropianë me Spanjën; dy unaza NBA me Los Angeles Lakers; tre liga spanjolle dhe një Copa del Rey me Barcelonën. "Është një vendim i vështirë për t'u marrë pas kaq vitesh, por është një vendim i menduar - tha Gasol gjatë një konference për shtyp me një pjesëmarrje të lartë në kryeqendrën katalanase -. Unë shpresoja ta mbyllja duke luajtur, jo me paterica dhe ndërhyrje kirurgjike". Gasol luajti 20 sezone në kampionatin amerikan, ku ndër të tjera u zgjodh 'Rookie i Vitit' në 2002 dhe mori pjesë në ndeshjen e All-Star gjashtë herë. Përveç Lakers, ku ai ndau dhomën e zhveshjes me mikun e tij të madh Kobe Bryant, katalanasi shtatlartë gjithashtu luajti për Memphis Grizzlies, Chicago Bulls, San Antonio Spurs dhe Milwaukee Bucks. Duke u kthyer në Barcelonë, aty ku shpërtheu shumë i ri, ai arriti të fitojë titullin e fundit kombëtar me ngjyrat blaugrana sezonin e kaluar, para se të paraqitej në Lojërat e Tokios, ku Spanja u eliminua në çerekfinale nga Shtetet e Bashkuara. "Unë i jam mirënjohës të gjithëve që fitova një kampionat tjetër me Barcelonën, por kjo nuk është një lamtumirë, është mirupafshim - tha ai përsëri -. Unë e kam mbyllur fazën si lojtar, por ka shumë rrugë të hapura. Mundësitë për të bërë gjëra të rëndësishme janë të shumta, ose të paktën kjo është shpresa që kam".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI