Flash

"Jam infektuar dy herë me Covid, por nuk vaksinohem": lojtari i Premier League del hapur

Lapsi.al 6 October 2021
"Jam infektuar dy herë me Covid, por nuk vaksinohem": lojtari i

Alarmi për ata që nuk duan të vaksinohen vazhdon të shqetësojë futbollin anglez. 2/3 e futbollistëve që luajnë në Premier League nuk janë të vaksinuar dhe vetëm 7 klube kanë mbi 50% të lojtarëve të mbuluar me dozë të dyfishtë. Të shumtë ata lojtarë që nuk duan të vaksinohen, siç është Callum Robinson, një sulmues 26-vjeçar nga Irlanda që luan për West Bromwich. "Unë e kam marrë Covid dy herë, por nuk jam vaksinuar - rrëfeu ai - Më vonë edhe mund të ndryshoj mendje, por në këtë moment nuk jam i vaksinuar".

Premier League do të nisë një sërë stimujsh ekonomikë që u drejtohen klubeve me numrin më të madh të personave të vaksinuar, me një objektiv të dyfishtë: për të bindur të pavendosurit dhe parandaluar ata që të mungojnë në ndeshje për shkak të infeksioneve, duke patur parasysh një rritje të mundshme të rasteve në stinën e dimrit. Një situatë paradoksale për Anglinë, e cila para të gjithëve ka filluar një fushatë masive vaksinimi.

Nuk janë të mjaftueshme fushatat e ndërgjegjësimit dhe thirrjet, më e fundit prej të cilave nga Jurgen Klopp, tekniku i Liverpool i cili disa ditë më parë tha: "Unë nuk i kuptoj njerëzit që thonë se kjo është një shkelje e lirisë së tyre. Sepse nëse është kështu, edhe fakti që ata nuk mund të ngasin makinën të dehur është e tillë - tha ai -Është si të ngasësh makinën në gjendje të dehur. Ne të gjithë mund të kemi qenë në një situatë ku kemi pirë një ose dy birra dhe mendojmë se mund të drejtojmë makinën, por meqenëse ligji thotë se ne nuk mundemi, ne nuk e bëjmë. Por ky ligj nuk është për të më mbrojtur mua kur pi birrë dhe dua të ngas makinën, por është atje për të mbrojtur të gjithë njerëzit e tjerë sepse unë jam i dehur në timon. E mora vaksinën sepse isha i shqetësuar për shëndetin tim, por veçanërisht për të gjithë rreth meje. Nëse e marr dhe vuaj nga Covid-19, është faji im. Nëse e merr dhe ia përhap dikujt tjetër është vetëm faji im dhe nuk është faji i askujt tjetër".

Premier League është plot me futbollistë që nuk duan tia dinë për vaksinimin, edhe pse askush nuk ka dalë hapur. Rastet më goditëse kohët e fundit ishin ato të Granit Xhakës dhe N'Golo Kanté: mesfushorit të Arsenal, i vetmi i pavaksinuar në Zvicër, iu desh të anashkalonte ndeshjen kundër Italisë në shtator sepse ishte pozitiv, ndërsa francezi i Chelsea, humbi ndeshjen kundër Juves për shkak të Covid.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI