Flash

“Nuk duhet t'i lëmë të hapin krahët”: Lewandowski tregon respekt, por sfidon shqiponjat kuqezi

Lapsi.al 6 October 2021
“Nuk duhet t'i lëmë të hapin krahët”:

"Varet gjithcka nga sa ne do ti lejojmë Shqipërisë. Aty ka shumë lojtarë që luajnë shpejt, luajnë futboll. Respekt të madh për ta, por le të fokusohemi tek vetja dhe të mos i lëmë të hapin krahët". Robert Lewandowski tregon respekt për kombëtaren e Rejas, por sfidon kuqezinjtë, i fortë në 4-1 e arritur në Varshavë, në ndeshjen e parë.

Sulmuesi polak ka pranuar përpara ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës kundër San Marinos dhe Shqipërisë se edhe kundër rivalit të parë nuk mund të luhet me 95 përqind nëse Polonia kërkon të marrë fitore. E gjithë vëmendja e njeriut më të rrezikshëm të Paolo Sousas është gjithësesi tek ndeshja e 12 tetorit kundër të besuarve të Edoardo Rejas, me të cilët do të diskutojë edhe vendin e dytë të grupit. Polonia në fakt ka dominuar të dy sfidat e para kundër dy rivalve të tetorit, duke shkatërruar 7-1 San Marinon dhe duke u imponuar 4-1 ndaj Shqipërisë, por pavarësisht rezultatit sulmuesi i Bayern Mynih e ka të qartë se në këto lloj ndeshjesh nuk lejohet asnjë neglizhencë: “Fillimi i pjesës së dytë kundër San Marinos tregoi se nuk mund të luash me 95 % të mundësive. Duhet ti bësh gjërat shpejt dhe më pas të luash i qetë. Sa i përket Shqipërisë, ata luajtën shumë mirë kundër nesh në ndeshjen e parë. Rivalët luajtën me 5 prapa. Lëvizën mirë, por ne i lejuam atyre shumë. Ka shumë vend për përmirësim. Ata tani do të luajnë kundër Hungarisë në fillim, por më shumë ne duhet të përqendrohemi tek vetja jonë – tha kapiteni i Polonisë.

Ndeshja kundër San Marinos do të jetë një lamtumirë zyrtare për veteranin e portës Łukasz Fabiański, një nga portierët polakë më të mirë të shekullit të 21. Në grupin I polakët janë të tretët me 11 pikë pas 6 ndeshjeve, pesë pas Anglisë dhe një pas kuqezinjve, situatë që do të tentojnë ta përmbysin, duke shpresuar në një ndalesë të Shqipërisë në Budapest, apo edhe në ndeshjen direkte në 12 tetorit në Tiranë.

Lojtarët e thërritur nga Sousa kundër San Marinos e Shqipërisë:

Portierë: Radosław Majecki (Monaco), Łukasz Fabiański (West Ham United; vetwm kundwr San Marinos), Łukasz Skorupski (Bologna), Wojciech Szczęsny (Juventus)

Mbrojtës: Jan Bednarek (Southampton), Bartosz Bereszyński (Sampdoria Genua), Paweł Dawidowicz (Verona), Kamil Glik (Benevento), Robert Gumny (FC Augsburg), Michał Helik (Barnsley), Tomasz Kędziora (Dynamo Kiev), Tymoteusz Puchacz (Union Berlin)

Mesfushorë: Przemysław Frankowski (Lens), Kamil Jóźwiak (Derby County), Mateusz Klich (Leeds United), Kacper Kozłowski (Pogoń Szczecin), Grzegorz Krychowiak (FK Krasnodar), Karol Linetty (Torino), Jakub Moder (Brighton & Hove Albion), Przemysław Płacheta (Norwich City), Damian Szymański (AEK Ateny), Piotr Zieliński (Napoli)

Sulmues: Adam Buksa (New England Revolution), Robert Lewandowski (Bayern Mynih), Krzysztof Piątek (Hertha Berlin), Karol Świderski (PAOK Saloniki).

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

Kush është Rui Pinto, hakeri që e futi Manchester City në telashe: tani jeton nën mbrojtje

Rui Pintos, për disa është një kriminel kibernetik, një njeri që ka hyrë në sisteme, ka publikuar korrespondencë private dhe ka kapërcyer kufijtë e ligjit; ndërsa për të tjerë është një whistleblower, një informator që pati guximin të hynte në territoret më të errëta të futbollit dhe të nxirrte në dritë dokumente që askush nuk do t’i kishte parë.

10:19

PAPARAZZI