Flash

Injoroi ofertat, për të favorizuar LeBron, Noel padit super menaxherin: “Më bëri të humbas 58 milionë dollarë”

Lapsi.al 26 August 2021
Injoroi ofertat, për të favorizuar LeBron, Noel padit super

Nerlens Noel, qendra e Neë York Knicks, ka paditur Rich Paul, super menaxherin e NBA, mik dhe përfaqësues i LeBron James. Noel e akuzon Paul dhe Klutch Sport, agjencia e lojtarëve më me ndikim në kampionatin amerikan, se e bënë atë të humbasë 58 milionë dollarë duke refuzuar një super ofertë dhe kërkon kompensim për dëmet e mëtejshme ekonomike për neglizhencën e pretenduar që i kanë penguar merkaton dhe mundësitë që nga viti 2017 deri në vitin 2020, kur Noeli përfaqësohej nga Paul. Pas shkarkimit të tij, Noel bashkëpunon me George Langberg, që i siguroi rinovimin me Knicks, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare prej 27.7 milionë dollarë të garantuar.

Ka një parathënie që duhet cituar: Klutch Sport (i Rich Paul) ishte ankuar në shoqatën e lojtarëve për mos pagesën e komisionit për kontratën e parafundit të Noel me Knicks: 200,000 dollarë kompensim. Dhe pastaj edhe dicka tjetër për tu theksuar: Rich Paul u "zbulua" nga LeBron kur ai ishte askushi, ndërsa tani ai përfaqëson lojtarë si Anthony Davis, Ben Simmons, Draymond Green dhe John Ëall, si dhe James. Ndikimi i LeBron në Klutch Sport konsiderohet i rëndësishëm. James nuk përmendet në asnjë moment në padi, por jepen hollësira për ofertat e vitit 2020 për Noel nga Houston Rockets e Los Angeles Clippers, atëherë rivalë të Lakers të LeBronit në Perëndim, që sipas Noel janë injoruar nga Rich Paul. Me pak fjalë, nuk është e nevojshme të jesh dashakeq për të përfytyruar hipotezën, megjithatë, gjithçka duhet të demonstrohet dhe përcaktohet, për një konflikt të mundshëm interesi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI