Flash

Përgjimet e SPAK/ Si u përmend Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu në pazaret për një vend pune në administratë

Lapsi.al 15 July 2021
Përgjimet e SPAK/ Si u përmend Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu

Përgjimet e bisedave në dosjen, që çoi në pranga zv.Ministren e Brendshme Rovena Voda janë vetëm nga telefonat e Florida Beut dhe të Majlinda Hasanit. Dy gratë që flasin me njëra tjetrën për 1 mijë eurot, për celularin Samsung dhe për arkën me peshk me shpresën se do të kapin një vend pune në administratën publike.

Telefoni i numrit dy të Ministrisë së Brendshme, Rovena Vodës nuk rezulton të jetë përgjuar, megjithëse ajo ishte njësoj protagoniste e aferës së korrupsionit, kur i premtoi një vend pune Florida Beut.

Në anën tjetër, prokurorët e SPAK pranojnë në dosje se Rovena Voda nuk kishte kompetenca direkte për të ndikuar në konkursin për një vend pune në administratë. Pikërisht këtu hyn në lojë një personazh tjetër, që përmendet në bisedat e përgjuara dhe që quhet “Albana”.

Roli i saj sipas të përgjuarave është të informojë se ku janë vendet bosh në administratë dhe më pas të japë përgjigjet e pyetjeve në provim. Dyshimet janë se bëhet fjalë për Albana Koçiun, Drejtoreshën e Departamentit të Administratës Publike.

“Albana” është emri që përmendet disa herë në bisedat telefonike, si personi potencial që do të merrte ryshfet bashkë me Rovena Vodën.

Nga bisedat e Florida Beut me nënën e saj, kuptohet se “Albana” do të shpërndajë përgjigjet e testit të provimit Rovena Vodës dhe kjo e fundit do t’ia kalojë aplikantes, në këmbim të ryshfetit. Nënë e bijë thonë se edhe "Albana" do të marrë para.

Biseda e përgjuar nga prokurorët e SPAK

Nërënxa: Ty të pëlqen aty?

Florida: Po po mami se futesh në ministri është gjë e madhe të futesh në ministri dhe me DAP, me DAP është ajo që të regjistron, futesh me provim ti bën provimin, pyetjet t’i se do t’i jap kafen unë, ajo Albana që mori ajo në telefon edhe po u fute aty pastaj se atë tha edhe ajo Rovena mjafton të fusi këmbët se pastaj pas një viti e rrisim në post po vetëm të futet se unë po të kasha mundësi e fusja te kabineti im tha!

Nërënxa: Po pse?

Florida: Po është ky ministri se janë kështu kto mami hahen me njëri-tjetrin e kupton? Unë do marr Albanën se Albana është shefja di ku ka vende pune në ministry ajo i vë se mori në telefon atë e la për dje në ora dhjetë dhe tani prandaj nuk du me ju nda unë.

Florida: Tani duhet nai lek me i dhënë asaj Albanës

Nërënxa: Epo kjo si t’ia bëjmë

Florida: Se di po më rrin mendja aty

Nërënxa: Mos ju ndaj Emirjanit o gocë më duhen

Florida: Po duhen pagujt ato

Në një bisedë tjetër, mes dy të përgjuarave del sërish emri i "Albanës", e cila përflitet si bashkëpuntore e Rovena Vodës.

Majlinda: Mos do ikshim të takoshim këtë Albanën

Florida: Ose takoje tha, ose hajdeni në Tiranë tha, flaism

Majlinda: Ashtu do e bëjmë, nga darka nga ora pesë i vemi te zyra neve edhe i themi shko po qe se ajo futet në ministri në një vend pune të mirë nuk e lejmë me kaq, mirë.

Florida: Po

Nga bisedat e tjera, del se Rovena Voda u kërkon dy grave t’i japin ryshfet edhe “Albanës”, por më pas ndryshon mendim dhe lë të kuptohet se të gjitha do t'i mbajë për vete. Lexoni zbardhjen e përgjimit më poshtë:

Në përfundim të këtij pazari, Florida Beu aplikoi në 11 vende pune sipas këshillave të zv.Ministres së Brendshme, por ajo nuk fitoi asnjë konkurs. Prokurorët kanë faktuar ryshfetin me zarfin 1 mijë euro, celularin Samsung dhe një arkë me peshk në formë dhurate për zv.ministren, por nuk kanë shkuar më tej për të zbuluar lidhjet e mëtejshme të zv.ministres.

A i mashtroi Rovena Voda dy gratë apo ajo ishte pjesë e një skeme korrupsioni bashkë me shefen e Departamentit të Administratës Publike, Albana Koçiun?

Do të kishim një përgjigje edhe nëse telefoni i Rovena Vodës do të ishte përgjuar, por ka ardhur një moment në hetime që prokurorët e SPAK janë ndalur. Sepse disa peshq janë pak të mëdhenj për rrjetën e SPAK./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI