Flash

Kreu i ri i PDK: Edhe kursimet e fëmijëve i kam investuar në kriptovalutë

Lapsi.al 7 July 2021
Kreu i ri i PDK: Edhe kursimet e fëmijëve i kam investuar në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka treguar se edhe kursimet e fëmijëve të tij i ka investuar në kriptovaluta. Krasniqi është shprehur se këtë nuk ia rekomandon askujt , por shtoi se investimin e ka nisur në vitin 2016 dhe është penduar që nuk ka investuar më herët.

“Ka kriptovaluta që ka rritje kur tjerat kanë rënie, ose e kundërta. Po, unë kam besim që kjo është e ardhmja. Unë nuk i rekomandoj askujt asgjë, krejt çka po flas për kripto nuk është rekomandim financiar, nuk është këshillë financiare.

Nuk i rekomandoj askujt me investu më shumë sesa, aq sa mund t’i humbë krejt edhe që mundet me jetu pa to. Nuk i rekomandoj askujt me bo, cka kam bo unë.

Unë kam pas sukses por kam mundur edhe të dështoj shumë. Qaq besoj në këtë punë sa edhe kursimet e fëmijëve të mi, para dy vitesh i kamë kthyer në kriptovaluta” - tha Krasniqi.

Në deklarimin vjetor në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ai ka në zotërim kriptovalutë në vlerë mbi 300 mijë euro. Ai ka deklaruar investime në 35 kriptovaluta të ndryshme. 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI