Flash

Festimet për fitoren e Italisë, shqiptari aksidenton rëndë dy kalimtarë (FOTO)

Lapsi.al 7 July 2021
Festimet për fitoren e Italisë, shqiptari aksidenton rëndë

Italia ka shpërthyer në festë pasi mundi që të kalonte në finalen e Euro 2020. Tifozët në Cuneo festuan pas përfundimit të ndeshjes duke mos pyetur për rregullat e Covid dhe as për ligje. Dhe për shkak të thyerjes së rregullave ka ndodhur një aksident ku është përfshirë edhe një shqiptar.

Ai ka përplasur një motor me dy pasagjerë dhe e gjithë ngjarja është regjistruar nëpër telefonat e dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, të cilët siç duken nga pamjet shokohen pas asaj që ndodh. Shqiptari po drejtonte një makinë tip Fiat Punto dhe teksa po kryente disa manovra në shesh përplaset fuqishëm me një motor. Aty udhëtonin një djalë maroken 20 vjeç së bashku me një adoleshente 14-vjeçare.

E mitura ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe i është thyer nofulla, ndërkohë 20-vjeçari është dërguar në spital vetëm me dëme në fytyrë. Shoferi i makinës është 25 vjeç. Deri më tani autoritetet nuk e kanë publikuar emrin e shqiptarit, por ajo që dihet me siguri është që në momentin e aksidentit ai ka qenë i dehur.

Makina i është sekuestruar ndërsa ndaj tij rëndon akuza e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur dhe të rrezikshme. Po ashtu ka marrë një gjobë të majme sepse mjeti nuk kishte siguracion dhe certifikatë regjistrimi.

Të këshilluara

Mbi 1800 raste të reja me COVID në Greqi

Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1820 raste të reja me infeksion, ndërsa numri i viktimave është 9, teksa 159 pacie...

15:00

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI