Flash

Përdorin simbole të institucioneve shtetërore për qëllime abuzive, procedime penal dhe heqje lejeje për disa persona në Tiranë

Lapsi.al 7 July 2021
Përdorin simbole të institucioneve shtetërore për

Policia e Tiranë ka ushtruar kontrolle lidhur me drejtuesit e mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore, për qëllime abuzive.

Në këtë operacion, janë kontrolluar 45 automjete të ndryshme në pronësi ose jo të institucioneve të administratës shtetërore.

Si rezultat janë konstatuar e proceduar administrativisht disa drejtues automjetesh, të cilëve u ëhstë pezulluar leja e drejtimit, si dhe disa të tjerë janë proceduar penalisht e janë shoqëruar në komisariat.

''Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë nisur kontrollin dhe verifikimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që përdorin simbole apo shenja dalluese të ndryshme të institucioneve shtetërore, për qëllime abuzive, si dhe sisteme pamore apo zanore në mjetet që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e caktuar me ligj. Në funksion të kontrolleve të dedikuara për këtë fenomen shqetësues, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë angazhuar shërbime mbi kohën normale të punës dhe kanë kontrolluar 45 automjete të ndryshme në pronësi ose jo të institucioneve të administratës shtetërore. Si rezultat janë konstatuar e proceduar administrativisht disa drejtues automjetesh, të cilët kishin vendosur sisteme pamore shtesë, në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 të Kodit Rrugor “Qarkullimi i automjeteve dhe motorëve në shërbim të policisë, zjarrfikëseve dhe autoambulancave”. Drejtuesve të mjeteve që janë konstatuar në këtë shkelje, iu janë pezulluar lejet e drejtimit, sipas afateve të parashikuara në ligj.'' - njofton policia.

Gjithashtu janë proceduar penalisht disa drejtues mjetesh dhe janë shoqëruar në Komisariatet përkatëse disa të tjerë, për veprime hetimore, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Ndërkohë, policia paralajmëron se kontrollet do vijojnë edhe ditët në vazhdim, për evidentimin dhe ndëshkimin e çdo automjeti dhe drejtuesi që abuzon duke përdorur sisteme shtesë, simbole ose shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik.

Të këshilluara

Mbi 1800 raste të reja me COVID në Greqi

Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1820 raste të reja me infeksion, ndërsa numri i viktimave është 9, teksa 159 pacie...

15:00

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI