Flash

“Jam sëmurë”, Luigi Soreca shmang Veliajn dhe shkon në aktivitetin e PD

Lapsi.al 7 July 2021
“Jam sëmurë”, Luigi Soreca shmang Veliajn dhe shkon

Për të justifikuar mungesën e Luixhi Sorekës në një event të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se ambasadori i BE-së ishte i sëmurë. Deklarata e kryebashkiakut u përhap me shpejtësi në të gjitha mediat, që ngritën pikëpyetje se çfarë sëmundje e kishte prekur ambasadorin që sapo ka kaluar covidin.

“Shumë te shkuara Luigit mikut tonë. Ai është i vetmi nga ambasadorët që mungon sot dhe me arsye. I vetmi që ka një arsye për të mos qenë”, ka thënë kryebashkiaku Erion Veliaj, në aktivitetin për “Tirana Youth Capital”.

Por disa orë më pas, Soreka është shfaqur në një takim tjetër me krerët e Partisë Demokratike dhe ambasadorë të tjerë. Nga fotot që ka shpërndarë PD, duket se ambasadori është shëndoshë e mirë, madje edhe ka qenë aktiv në takim, ndryshe nga sa i kishte thënë Veliajt se ishte i sëmurë dhe nuk mund t’i shkonte në takim.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI