Flash

Del VIDEO e sulmit mbi rezidencën e Presidentit të Haitit, vrasësit si agjentë të DEA

Lapsi.al 7 July 2021
Del VIDEO e sulmit mbi rezidencën e Presidentit të Haitit,

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momentit e sulmit mbi rezidencën e Presidenti të Haitit, Jovenel Moïse i cili mbeti i vrarë. Në video dëgjohen fillimisht të shtëna ndërsa më pas shihen disa burra të armatosur disa minuta pas pushtimit të rezidencës.

Ambasadori i Haitit në SHBA u shpreh se “vrasësit e Presidentit ishin mercenarë profesionistë të cilët pretenduan se ishin agjentë të DEA-s duke u futur në rezidencë.

Pas krimit ata mund të jenë larguar nga vendi. Ishte një sulm i orkestruar mirë dhe ata ishin profesionistë. Ne kemi pamje video në dispozicion dhe besojmë se ata janë mercenarë” - tha ambasadori.

Haiti ka shpallur gjendjen e shtetrrethimit. Atë e njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror. Ai tha se po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur. ©LAPSI.al

Haiti president assassinated at his home by unknown killers | Financial  Times

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI