Flash

Shakohoxha njofton braktisjen e komentit të ndeshjeve para se të nisë Angli-Danimarkë

Lapsi.al 7 July 2021
Shakohoxha njofton braktisjen e komentit të ndeshjeve para se të

Dritan Shakohoxha, një nga komentatorët më të njohur në vend ka vendosur të lërë profesionin, që e ka ushtruar prej vitesh tashmë. Këto dy ndeshje që kanë mbetur nga Euro 2020 janë të fundit që ai do të jetë në koment. Më pas nuk do ta dëgjoni të komentojë asnjë ndeshje, pasi vetë Shakohoxha njoftoi tërheqjen nga profesioni gjatë lidhjes që pati nga Wembley për RTSH, para ndeshjes Angli-Danimarkë.

“Kjo do të jetë ndeshja e parafundit që komentoj. Finalja e të djelës së ardhshme do jetë komenti im i fundit. Vjen një ditë që duhet ta lësh edhe atë që dashuron më shumë, në një mënyrë apo tjetër” u shpreh komentatori.

Dritan Shakohoxha ka mbajtur prej shumë vitesh postin e drejtorit në sektorin e sportit në Digitalb, por ai u shkarkua disa muaj më parë. Një nga shkaqet që u përfol për largimin e tij ishte një përplasje mes tij dhe kreut të FSHF-së, Armando Duka që ka aksione tek Super Sport.

Të këshilluara

Mbi 1800 raste të reja me COVID në Greqi

Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1820 raste të reja me infeksion, ndërsa numri i viktimave është 9, teksa 159 pacie...

15:00

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI