OSHEE njofton qytetarët se ditën e nesërme, më 7 korrik, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të rikonstuksionit të kabinave. OSHEE shprehet se energjia do të stakohet pjesërisht në zonat: Rruga “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, si dhe në Bathore.
Njoftimi i OSHEE-së:
Stakim, 7 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 7 korrik gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht: Rruga “Albanopoli” në zonën e “Don Boskos”, rruga “Vangjel Notii” në zonën e Laprakës, Bathore