Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Kuvendi tërhiqet, pranohet kërkesa e gazetarëve për pjesëmarrje në komisionet parlamentare

Lapsi.al 6 July 2021
Kuvendi tërhiqet, pranohet kërkesa e gazetarëve për

Protestat e gazetarëve të terrenit detyruan Kuvendin të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme që përjashtonin median nga komisionet parlamentare. Byroja reflektoi duke korrigjuar veten dhe duke i hapur rrugë pjesëmarrjes fizike të reporterëve ne punimet e Kuvendit.

Kufizimet që Kuvendi i vendosi gazetareve në fund të mandatit te tij prodhoi reagime te ashpra jo vetëm te reportereve te terrenit por edhe komunitetit ndërkombëtar. Në fund betejën e fitoi media.

Dyert e komisioneve parlamentare do te jene te hapura për gazetarët por jo për operatoret të cilët duhet të qëndrojnë në një prej ambienteve të përcaktuara nga Kuvendi. Por reporterët do kenë mundësi të vëzhgojnë me sytë e tyre deputetet teksa vendosin për fatet e vendit.

Më ndryshimet e reja gardës i ndalohet shoqërimi i gazetarëve në ambientet e kryesisë, këtë te drejtë e ka vetëm zyra e medias, vetëm ne rastet kur është e nevojshme. Kuvendi do prodhojë sinjalin audio video, por reportereve u lejohet të marrin plane para nisjes së mbledhjes.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI