Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak: Nuk ka asgjë teknike, çdo gjë është politike

Lapsi.al 6 July 2021
Bisedimet Kosovë-Serbi, Lajçak: Nuk ka asgjë teknike,

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se “nuk ka asgjë teknike në bisedimet për normalizim të raporteve, pasi çdo gjë është shumë politike”.

Lajçak komentet i bëri përmes një postimi në Twitter në fillim të një takimi me zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i ngarkuar për çështjen e dialogut.

Më herët ishte njoftuar se delegacioni i Kosovës do të takohet me përfaqësuesit e BE-së më 6 korrik, ndërsa ai i Serbisë më 7 korrik.

Më pas do të zhvillohet takimi i të dyja ekipeve, me ndërmjetësimin e BE-së.

Në të kaluarën bisedimet Kosovë-Serbi janë zhvilluar në dy nivele, mes delegacioneve në nivel teknik që kanë diskutuar ose aranzhuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në nivel politik mes kryeministrave ose presidentëve.

Marrëveshjet janë arritur edhe në kuadër të dialogut teknik, përfshirë marrëveshjen për njohjen e diplomave, atë të kadastrit, vulave doganore etj.

Mirëpo, siç duket BE-ja tashmë nuk preferon të bëjë një ndarje të tillë, pasi Lajçak thotë se të “gjithçka në bisedime është politike”.

Delegacioni i Serbisë udhëhiqet nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Burimet e BE-së në Bruksel nuk kanë saktësuar se cilat do të jenë temat e këtyre takimeve, por kanë paralajmëruar se do të flitet edhe për marrëveshjet e arritura deri më tash, si dhe për ecjen përpara të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Ky takim thuhet se do të shërbejë edhe për të përgatitur një takim të ri mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të zhvillohet kah fundi i këtij muaji në Bruksel.

Në BE vazhdojnë të përsërisin se marrëveshjet e arritura më parë në dialog duhet të zbatohen, përfshirë edhe atë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Për këtë, BE-ja pret që Kosova të dalë me propozimin se si të zbatohet, pasi me një vendim të Kuvendit, ajo e ka marrë përsipër këtë obligim ndërkombëtar.

Kurti – Qeveria e të cilit është formuar në muajin mars – ka thënë se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI