Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Udhëtimet jashtë Shqipërisë, MPJ njofton qytetarët ku të informohen për rregullat para se të nisen

Lapsi.al 6 July 2021
Udhëtimet jashtë Shqipërisë, MPJ njofton qytetarët ku

Pas rekomandimit zyrtar nga Këshilli i Bashkimit Evropian, të gjitha misionet shqiptare në vendet e BE janë udhëzuar të marrin dhe publikojnë informacionin e saktë mbi rregullat që janë në fuqi në secilin vend anëtar, për hyrjen në territorin e tyre të shtetasve të huaj. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, do të informojë në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Këshilli i BE ka rekomanduar Shqipërinë në listën e vendeve të cilat mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Por disa prej vendeve të BE mund të kenë protokolle specifike edhe pas këtij rekomandimi të fundit, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara rast pas rasti dhe sipas çdo shteti.

“KUJDES! Është e udhës që përpara çdo udhëtimi në vendet e BE dhe në vende të tjera të botës, qoftë për turizëm apo punë, sigurohuni të keni informacionin e duhur për destinacionin tuaj, duke klikuar në adresën e mëposhtme”: https://punetejashtme.gov.al/al/informacion-mbi-levizjen-e-shtetasve-shqiptare-ne-shtetet-e-huaja.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI