Një zjarr masiv ka përfshirë kodrën lindore të qytetit të Lushnjes. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, në vendin e quajtur kodra e Vainit. Duke qenë se terreni është i vështirë dhe mjetet e zjarrfikëses kanë të pamundur futjen në zonë. Temperaturat e larta dhe era kanë bërë që zjarri të përhapet, duke krijuar vatra të reja.