Flash

Ndërron jetë nëna e re në Durrës, 5 ditë pasi kishte sjell në jetë foshnjën

Lapsi.al 6 July 2021
Ndërron jetë nëna e re në Durrës, 5 ditë pasi

Detaje të reja janë zbuluar lidhur mbi vdekjen ditën e djeshme në qytetin e Durrësit të një 29 vjeçare, e cila ndërroi jetë vetëm 5 ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. E ndjera, Ardita Muça, kishte vetëm një ditë që kishte lënë maternitetin.

Ajo ndërroi jetë paraditen e së hënës, ndërsa ishte duke pirë ujë. Familjarët e saj kanë ngritur akuza ndaj mjekëve për mjekim të pakujdesshëm, ndërsa kanë bërë edhe një kallëzim në polici.

Sipas të dhënave më të fundit, e reja ka sjellë fëmijën e dytë në Spitalin e Durrësit më datë 30 qershor.

Ajo solli në jetë foshnjen e saj me operacion cezarian.

Vetëm pas katër ditësh qëndrimi, e reja ka lënë spitalin.

Sipas familjarëve të saj, ditën e djeshme pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë, është shembur në dysheme.

Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti, i cili mundi ta sillte përkohësisht në jetë.

Të afërmit tregojnë që ambulanca mbërriti me vonesë dhe pa pajisjet e duhura.

Sipas tyre ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuam që të vijë një mjek, kjo pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë.

Më vonë erdhi mjeku.

Ata kanë shtuar më tej se bombola e oksigjenit kishte mbaruar, ndërsa e reja në urgjencë kishte mbërritur me rrahje zemre.

Por mjekët u kishin thënë se truri nuk funksionon pa oksigjen.

“E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, tregojnë më tej të afërmit e të ndjerës, të cilët akuzojnë mjekët në lidhje me vdekjen e lehonës.

Njoftimi i Policise se Durrësit

Më datë 05.07.2021, rreth orës 20:00, jemi njoftuar se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetësja A. H., 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI