Flash

Kontrolle dhe gjoba nga policia rrugore, dhjetra shoferë mbeten pa patentë (VIDEO)

Lapsi.al 6 July 2021
Kontrolle dhe gjoba nga policia rrugore, dhjetra shoferë mbeten pa

Policia rrugore ka vijuar kontrollet intensive në rrugë duke evidentuar me dhjetëra drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 82 km/h në qendrat e banuara e deri në 175 km/h në rrugët interurbane.

Po kështu janë evidentuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, që kryenin parakalime të rrezikshme në rrugë, përdornin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektonin semaforin dhe nuk përdornin rripin e sigurimit.

Gjatë monitorimeve me mjete të paloguara, Policia Rrugore e Tiranës ka evidentuar dhe ndëshkuar një rast të shkeljes së semaforit.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi P. B. është arrestuar në flagrancë, pasi për të shmangur masën administrative për shkeljen e semaforit, i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, 2.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore gjithashtu ka gjobitur 56 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 2212 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosrespektim të semaforit, mospërdorim të kaskës mbrojtëse dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, si dhe për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI