Flash

Video/ "Olé! Olé olé olé! Spina! Spina!" kori i Italisë në avion për Spinazzola është emocionues

Lapsi.al 3 July 2021
Video/ "Olé! Olé olé olé! Spina! Spina!"
Leonardo Spinazzola në fluturimin e kthimit të kombëtares italiane nga Mynihu për në Firence ka qenë ndoshta i vetmi me zemrën e ndarë në dysh, mes ekzaltimit për gjysëmfinalen e arritur dhe dëshpërimit për dëmtimin. Por për të mos e lënë të mendonte gjatë për dëmtimin e pësuar në minutën e 79 të cerekfinales me Belgjikën, kanë menduar shokët e tij të skuadrës që në kor kanë mbështetur lojtarin e Romës në avion. "Olé! Olé olé olé! Spina! Spina!" një kor i ngrohtë inkurajimi, një dëshmi e afeksionit dhe afërsisë në një moment të vështirë, që u bë menjëherë virale. E të mendosh që dikush nga tifozët belgë hodhi drejt tij edhe ndonjë shishe, ndërsa lojtarit i jepej ndihma e parë, ndoshta duke menduar se ishte një skenë për të fituar kohë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI