Flash

"Nuk mund të ketë individë kaq primitivë, ta kapnin prej veshi": ish-trajneri legjendar i Kroacisë i sulet Perisic

Lapsi.al 3 July 2021
"Nuk mund të ketë individë kaq primitivë, ta kapnin

Në Kroaci mbizotëron një zhgënjim i fortë për kombëtaren që u eliminua përballë Spanjës në raundin e 1/8 të Kampionatit Europian. Skuadra e Dalic u dorëzua vetëm në kohët shtesë, por ish-trajneri Miroslav Blažević është i bindur se me Lovren dhe Perisic në fushë, Kroacia nuk do të kishte humbur: "Nëse Perisic dhe Lovren do të kishin luajtur, spanjollët nuk do të na kishin mundur kurrë. Asnjëherë, ju siguroj për këtë. Ishte një hendikep i madh të luanim pa Lovren dhe nuk do të kishim arritur atje ku jemi, po të mos kishte qenë për Perisic" ka shpjeguar një që futbollin e njeh mirë dhe arriti ta conte formacionin ballkanas në katër më të mirat e botës në Francë 98.

Një personalitet si Blazevic sigurisht që dëgjohet kur ka dicka për të thënë, por fjalët e ish-teknikut sulmojnë direct sulmuesin e Inter, duke theksuar një mungesë përgjegjshmërie: "Ai duhej të vaksinohej! Kur dëgjova se nuk ishte, thashë se dikush duhej të përgjigjej për këtë! Nuk mund të besoj se mund të ketë individë kaq primitivë sa të mos vaksinohet. Djali im, duhet të vaksinohesh, për përfitimin tënd dhe të të gjithë kolegëve. Duhet! Nuk e bëri? Atëherë kishte nevojë për dikë që t'i merrte për veshi dhe t'i çonte te një infermiere për t'i vaksinuar". Por fjalët e Blazevic nuk mund të zhbëjnë atë që u bë, pasi dha kontributin me gola kundër Cekisë dhe Skocisë, Perisic mungoi në ndeshjen e humbur në shtesë me Spanjën, që ktheu skuadrën në Kroaci.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI