Flash

Gosens ironizon Cristiano Ronaldon: "Këtë herë nuk i kërkova fanellën CR7"

Lapsi.al 20 June 2021
Gosens ironizon Cristiano Ronaldon: "Këtë herë nuk i
"Një mbrëmje e paharrueshme për mua, në çdo kuptim. Fituam kundër një ekipi vërtet të fortë, dhamë shumë. Shënova golin tim të parë dhe asistin e parë në këtë turne, jam i lumtur dhe krenar." I ekzaltuar Robin Gosens, anësori i Atalantas, protagonisti i madh në suksesin e Gjermanisë kundër Portugalisë. "E dinim që duhej të fitonim, nëse do të kishim humbur do të ishte bërë shumë e vështirë - vazhdoi ai në Sky Sport. Rasti për tiu kthyer edhe një historie të vjetër, duke qenë se gjermani kishte mbetur shumë keq pak kohë më parë, kur i kishte kërkuar fanellën Cristiano Ronaldos, pas një Juventus-Atalanta dhe portugezi e kishte injoruar: "Nëse do t'i kërkoja Ronaldos fanellën? Jo, sepse dua ta shijoj këtë fitore. Nuk e kërkova fare". E gjithë vëmendja tani është në ndeshjen e fundit që mund të kualifikojë Gjermaninë në 1/8 e Euro 2020: "Kemi biseduar për disa gjëra në ditët e fundit. Ishim ende duke kërkuar ekuilibër pas ndeshjes kundër Francës dhe e dinim se duhet të rrisnin marshin për të krijuar më shumë shanse. Luftuam fort dhe treguam karakter të shkëlqyer. Bëmë sulme të mira kundër një kundërshtari vërtetë të fortë," analizoi tekniku i Gjermanisë Joachim Loeë. "Ne ishim në nevojë të dëshpëruar për këto tre pikë dhe tani kemi fatin përsëri në duart tona," tha Thomas Muller. "Por ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, Hungaria është shumë e vështirë për t'u përballur".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI