Flash

Hidhërimi i Moratas kthehet në sulm kundër medias: "Mezi presin momentin për të na hedhur baltë"

Lapsi.al 20 June 2021
Hidhërimi i Moratas kthehet në sulm kundër medias: "Mezi

Spanja barazoi edhe ndeshjen e tyre të dytë në Euro 2020 dhe kritikat, therëse që pas ndeshjes së parë nga ana e medias iberike, do të jenë edhe më të rënda në orët e ardhshme. Alvaro Morata nuk është dakord, ndoshta sepse në qendër të tyre përfundon shpesh ai: "Nëse dëgjojmë atë që thuhet nuk është mirë, ata presin momentin për të hedhur gjithë baltën mbi ne - tha qendërsulmuesi spanjoll për Sky Sport - Në ngjarje të këtij lloji, zakonisht i tërë vendi është me lojtarët. E dimë se vijmë nga gjenerata gjenish, të aftë për të fituar gjithçka dhe për ne nuk është e lehtë".

"Përqafimi me Luis Enrique? E falënderova për besimin që ai më jep mua dhe të gjithë ekipin." Në lidhje me dy rastet e humbura sulmuesi i Juventus shtoi: "Te penalltia më erdhi topi me shpejtësi dymijë në orë, duhet ta rishoh edhe mundësinë përballë Szczesny. Janë veprime në shpejtësi e sipër, duket e lehtë kur e sheh nga jashtë. Nuk më intereson shumë fakti që shënova. Ky është një sport kolektiv, duhet të mendosh për ekipin dhe nuk sjell asgjë për mua shënimi ose jo, nëse barazojmë. Na vjen keq për tre pikët, kemi ende një finale për të luajtur. Duhet të kemi besim dhe të punojmë më shumë çdo ditë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI