Flash

Video/ Lewandowski fik Spanjën, që humbet edhe penallti: 1-1 kundër Polonisë, nuk i ndodhte që nga 1996-a

Lapsi.al 19 June 2021
Video/ Lewandowski fik Spanjën, që humbet edhe penallti: 1-1

Në ditën e dytë të Grupit E të Euro 2020, Spanja nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Poloninë dhe, pas 0-0 me Suedinë në debutimin e tyre, ata tashmë duhet të mundin Sllovakinë për të shmangur një eliminim të bujshëm. Spanjollët kaluan në avantazh me Moratën në minutën e 26, ndërsa barazimin e fiksoi në të 54’ Leëandoëski, me një goditje me kokë që nuk i la asnjë shans Unai Simon. Episodi që mund të ndryshonte fatin e Enrique erdhi në të 58’ kur Gerard Moreno gaboi nga pika e bardhë shansin për të fituar ndeshjen.

Spanja nuk ka humbur, por as nuk u gjet. Kundër Polonisë erdhi një tjetër barazim, 1-1. Në Sevilje fishkëllimat e fundit dëshmojnë në pak sekonda ndjenjat e të gjithë atyre që bëjnë tifo për Furitë e Kuqe. Morata më në fund shënoi (psherëtimë lehtësimi për Enrique), por lojtari i Juventus e dërgoi mbi traversë topin e kthyer nga penalltia e humbur e Morenos, duke trishtuar iberikët, që nuk e kishin menduar se do të gjendeshin në këtë pikë, me rrezikun e eleminimit pas dy ndeshjeve të para. Mes dy episodeve është barazimi i Lewandowski dhe shtylla e Swiderski që e tregojnë edhe më mirë ndjesinë e pasigurisë së skuadrës së Luis Enrique.

Përfundon 1-1 me Spanjën e fishkëllyer e ende pa suksese: dy barazime radhazi në kompeticionet e mëdha iberikët nuk i merrnin që prej Euro 96. Nuk ka përfunduar akoma megjithatë, por Furitë e Kuqe duhet të sistemojnë shumë gjëra në pak ditë. Bën festë Polonia: barazimi është si fitore e në ndeshjen e fundit (Suedi-Poloni e Spanjë-Sllovaki) do të “mjaftonte” fitorja e të dyjave për të kaluar si e para (skuadra e Luis Enrique) dhe e dyta (skuadra e Paulo Sousas).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI