Flash

Video/ Dy autogola, një i anulluar e poker i Gjermanisë: Portugalia e Ronaldos nuk di nga të shkojë

Lapsi.al 19 June 2021
Video/ Dy autogola, një i anulluar e poker i Gjermanisë: Portugalia e

Në ditën e dytë të Grupit F të Euro 2020, Gjermania mund Portugalinë 4-2 dhe shlyen humbjen ndaj Francës duke u ngjitur në kuotën e 3 pikëve. Gola dhe spektakël në Mynih. CR7 (15 ') hap serinë e rrjetave, pastaj ekipi i Loew reagon falë një super Gosens dhe e përfundon me poker. Autogolët e Ruben Dias dhe Guerreiro (35 'dhe 39') përmbysin gjithçka në vetëm 4' minuta, pastaj Havertz (51') dhe Gosens (60 ') rrumbullakosin rezultatin. Edhe Diogo Jota (67 ') shënoi gjithashtu për të fiksuar rezultatin përfundimtar.

Në ndeshjen e rëndësishme të Grupit F ku Gjermanisë nuk i lejohej kurrësesi humbja përballë kampionëve të Europës, gjërat u bënë keq në fillim për kombëtaren e Loew. Euforia për golin e shpejtë të Gossens, i anulluar nga VAR u godit edhe më rëndë nga goli i Cristiano Ronaldos. Ai që nuk i kishte shënuar kurrë Gjermanisë, i ndëshkoi në minutën e 15, duke thyer Neuer .

Avantazhi i Portugalisë ishte vetëm iluzionues sepse Gjermania përmbysi gjithcka në katër minuta, ose më saktë portugezët përmbysin veten duke shënuar dy autogola, që kthejnë rezultatin në favor të gjermanëve. Në minutën e 35 ishte Dias që devijoi në portë tentativën e Havertz, duke barazuar rezultatin. Në krahët e entuziazmit gjermanët shtynë përpara dhe shënuan edhe golin e përmbysjes: një tjetër autogol, këtë herë Raphael Guerrero që ndëshkon portierin e tij, duke e bërë një detyrë të vështirë për Portugalinë.

Gjermania nuk ndalet pasi përmbysi avantazhin provizor të Portugalisë. Dy autogola në pjesën e parë kthyen ndeshjen në favor të skuadrës së Loew që shënoi edhe të tretin në fillimin e pjesës së dytë. Kai Havertz ndëshkoi luzitanët në minutën e 51, duke fiksuar trisin gjerman, për ta bërë tashmë pothuaj një mission të pamundur rikuperimin e Ronaldos e të tjerëve.

Në katedër u ngjit një Gossens i mrekullueshëm. I anulluan golin në fillim të ndeshjes, për një prekje me dorë në nisje të aksionit, por Gossens përsëritet në minutën e 60, duke i dhënë përmasa humbjes së Portugalisë. Një asist i Kimmich për atalantinin që mposhti portierin portugez, duke fiksuar pokerin e skuadrës së Loë që futet në mënyrë prepotente në garën për kualifikimin, në një grup shumë të paqartë. Vlen vetëm për statistika goli i Diogo Jotas, që lë portugezët e gjermanët me 3 pikë, një pas Francës kryesuese, ndërkohë që Hungaria ka vetëm 1.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI