Flash

Kosova i zgjat mandatin me një vit misionit EULEX

Lapsi.al 15 June 2021
Kosova i zgjat mandatin me një vit misionit EULEX

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ia vazhdoi mandatin misionit evropian për sundimin e ligjit – EULEX edhe për një vit. Në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes thuhet se Osmani e njoftoi shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në lidhje me vendimin. Në letrën drejtuar atij, Osmani tha se EULEX-i “do të jetë me mandat teknik, pa fuqi ekzekutive dhe i bazuar vetëm në monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie”. “I njëjti mandat mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër, në rast të vlerësimit pozitiv të punës së këtij misioni nga presidentja e Republikës së Kosovës”, thuhet në letër.

Mandati i tij do të skadonte këtë muaj. EULEX është vendosur në Kosovë në vitin 2008, pasi Kosova ka shpallur pavarësinë. Ai ka përbërë misionin më të madh civil në kuadër të politikës së përbashkët të Bashkimit Evropian për siguri dhe mbrojtje. Në fazën e hershme, qëllim i tij ishte t’i ndihmonte autoritetet e Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit.

Shumica e kompetencave të drejtësisë që ka pasur administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, i kanë kaluar EULEX-it. Por, nga viti 2018, edhe kompetencat dhe përgjegjësitë e EULEX-it janë reduktuar në masë të madhe, duke i kaluar sistemit vendor. Pjesëtarët e EULEX-it gëzojnë imunitet ndaj proceseve ligjore dhe administrative të Kosovës. Për vazhdimin e mandatit të këtij misioni kërkohet marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI