Flash

Telashet e Dritan Lelit me Edi Ramën, kryebashkiaku shpjegon pse nuk shkoi në mbleldhjen e thirrur nga këshilltarët: Përgjigjet u kanë shkuar me e-mail

Lapsi.al 15 June 2021
Telashet e Dritan Lelit me Edi Ramën, kryebashkiaku shpjegon pse nuk shkoi

Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas organizimit të mbledhjes në platformën Zoom. Ai ka ndarë pjesë nga mbledhja në rrjetet sociale, ku thekson se pavarësisht se këshilltarët bashkiak munguan, përgjigjet për pyetjet e tyre u kanë shkuar në adresat elektronike.

“Dua t’ju bej me dije se pavarësisht mosparaqitjes së këshilltarëve bashkiak në mbledhjen e sotshme online, gjithë çfarë kërkuan të dinin në emër të ankesave të banorëve të Vlorës, u ka shkuar në adresat e tyre elektronike. Të gjitha drejtoritë e Bashkisë Vlorë janë përgjigjur me përgjegjshmëri për punët që kanë kryer, njësoj siç do të veprojnë dhe sigurisht, të përmirësohen, në vazhdim!”, shkruan Dritan Leli.

Këshilltarët socialistë kishin kërkuar një mbledhje të hapur në teatrin "Petro Marko", për t'i bërë një lloj gjyqi popullor kryebashkiakut. Gjithcka po ndodh në Vlorë lidhet me luftën që Edi Rama i ka shpallur Lelit derisa ta largojë nga drejtimi i bashkisë. Leli refuzoi të dorëzonte mandatin e kryebashkiakut dhe të hynte në listën e kandidatëve për deputetë të PS-së në Vlorë. Pikërisht këtë refuzim Edi Rama s'e kapërdin dot, prandaj përdor gjithë fuqinë e tij derisa Dritan Leli të largohet nga drejtimi i Bashkisë Vlorë. Ky është vetëm fillimi i fundit të Lelit në krye të Vlorës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI