Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Pa maska dhe pa distancim social, diplomohen 11 mijë studentë në Wuhan, vendin ku shpërtheu Covid 19

Lapsi.al 15 June 2021
Pa maska dhe pa distancim social, diplomohen 11 mijë studentë në

Më shumë se 11,000 studentë u mblodhën në Wuhan të dielën për një ceremoni masive diplomimi mbi një vit që kur qyteti u godit nga për herë të parë nga pandemia e Covid-19. Të veshur me pelerina, studentët u ulën në rresht pa distancë fizike apo maska në ceremoninë e mbajtur në një stadium sportiv në Universitetin Normal të Kinës Qendrore.

Një banderolë e madhe e kuqe i mirëpriti të diplomuarit, më shumë se 2,200 prej të cilëve ishin studentë që nuk mund të merrnin pjesë në diplomimin e tyre vitin e kaluar për shkak të kufizimeve të forta të koronavirusit.

“Mirëseardhja në shtëpi e të diplomuarve të vitit 2020. Ju urojmë të gjithëve një të ardhme të shkëlqyeshme” , shkruhej në pankartë.

Covid-19 u shfaq për herë të parë në fund të vitit 2019 në Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei të Kinës qendrore, duke bërë që qytetin me 11 milionë banorë të futej në një nga karantinat më të rrepta në botë.

Kufizimet nuk u lehtësuan deri në prill kur qyteti filloi të rihapet pasi 76 ditësh mbylljeje, megjithëse shkollat mbetën të mbyllura për më gjatë. Qyteti mbajti ceremoni të kufizuara të diplomimit vitin e kaluar, me Universitetin Wuhan që organizoi një event kryesisht online në qershor 2020.

Të këshilluara

Kosova mban zgjedhjet lokale më 17 tetor

Kosova do të mbajë zgjedhjet lokale më datë 17 tetor të këtij viti. Data u konfirmua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi për mediat....

11:42

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI