Flash

Hetimet e policisë: Fridman Xhaferraj u torturua për vdekje, dyshohet për pazare droge

Lapsi.al 15 June 2021
Hetimet e policisë: Fridman Xhaferraj u torturua për vdekje, dyshohet

Një ditë pasi një 25-vjeçar u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Vithkuq të Korçës, Policia ka arritur të identifikojë autorët e dyshuar, duke hedhur dritë edhe mbi arsyen e krimit.

Hetimet zbuluan se shkak i vrasjes së Fridman Xhaferrajt mund të jenë bërë pazaret e prishura të drogës, çka ka sjellë krimin e rëndë. Pas hetimeve intensive, të cilat nisën menjëherë sapo u identifikua viktima, Policia e Korçës dhe ajo e Fierit duket se kanë një pistë konkrete për vdekjen e 25-vjeçarit Xhaferraj nga Lushnja, trupi i të cilit u gjet i pajetë të dielën në rezervuarin e Gjançit në Vithkuq të Korçës.

Pas marrjes në pyetje të personave që mund të kishin dijeni mbi ngjarjen apo edhe lëvizjet e kontaktet e viktimës jo vetëm në Korçë por edhe në Fier, Policia ka mundur të bëjë identifikimin e autorëve dhe ngritjen e pistës hetimore.

Sipas grupit hetimor, të dyshuar janë dy të rinj nga Lushnja, përkatësisht një person i identifikuar si Lulzim Spahija dhe një 26- vjeçar tjetër me iniciale K. B., të cilët dyshohet se kanë dhunuar për vdekje Xhaferrajn dhe më pas trupin e tij e kanë hedhur në rezervuar.

VIKTIMA, ME DUAR TË LIDHURA

Pas gjetjes së trupit të pajetë, autopsia vërtetoi se viktima kishte shenja dhune në trup dhe kokë, e si pasojë e tyre kishte ardhur edhe vdekja, ndërsa hedhja në rezervuar ishte thjesht një tentativë për të humbur gjurmët dhe për të larguar vëmendjen nga skena e vërtetë e krimit.

Sipas hetuesve, në momentin që trupi u gjet në bregun e rezervuarit, kishte duart e lidhura dhe hematoma të shumta, çka ngriti menjëherë dyshimet se kjo ngjarje ishte një krim duke përjashtuar pistat për ngjarje aksidentale apo vetëvrasje. Ekspertiza mjekoligjore ka bërë të mundur edhe përcaktimin e kohës se kur ka ndodhur vrasja.

Sipas raportit, bëhet fjalë për një krim të ndodhur rreth një javë më parë, ndërsa vrasja ka ndodhur në një zonë tjetër. Vdekja ka ardhur si pasojë e goditjeve me mjete të forta dhe jo si pasojë e mbytjes. Trupi i pajetë u pikas mbi ujë në pjesën e cekët të rezervuarit nga banorët e zonës, të cilët lajmëruan më pas Policinë.

SI U IDENTIFIKUA

Për shkak se viktimës nuk iu gjetën me vete asnjë nga dokumentet e tij të identifikimit apo pajisje si celulari, Policia dyshon se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas autorët për të humbur gjurmët e kanë transportuar atë me mjet dhe e kanë hedhur në rezervuar.

Ata kanë zhdukur të gjitha sendet e tij personale për të bërë të pamundur identifikimin e viktimës, por për shkak se Xhaferraj ka qenë një person i skeduar dhe dënuar më parë, Policia e Korçës ka arritur shpejt ta identifikojë duke kërkuar ndihmë nga komisariatet e tjera në vend. Dyshohet se motivi i ngjarjes është prishja e pazareve të drogës, kjo edhe për shkak të së shkuarës së 25-vjeçarit, i cili ka qenë një person me precedent të mëparshëm penal dhe njihet si përdorues i lëndëve narkotike, shkruan panorama.

Trupin e pajetë e ka tërhequr nga morgu i vëllai i viktimës, ndërsa prindërit i kanë ndërruar jetë kohë më parë. Në Policinë e Lushnjës nuk ishte bërë ndonjë denoncim ditët e fundit për zhdukjen e të riut.

Të këshilluara

Kosova mban zgjedhjet lokale më 17 tetor

Kosova do të mbajë zgjedhjet lokale më datë 17 tetor të këtij viti. Data u konfirmua nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një njoftimi për mediat....

11:42

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI