Flash

Pas humbjes së garës për kryetar, Shehaj sfidon Bashën: PD nuk është ndarë ndonjëherë

Lapsi.al 14 June 2021
Pas humbjes së garës për kryetar, Shehaj sfidon Bashën: PD

Kandidati për Kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur mbi zgjedhjet në selinë blu. Në emisionin “Opinion”, Shehaj u pyet lidhur me deklaratat e Bashës që kërkoi bashkëpunim me sfidantët e tij në garë për qëllimet e përbashkëta të betejës kunder Rames.

“Ne bashkë, në një parti jemi. PD nuk është ndarë ndonjëherë”, - tha Shehaj duke ironizuar me thirrjen pa kuptim te kryedemokratit Basha qe e sheh garën per kryetar is perçarje.

Ai tha se 15% e votave nuk reflekton mbështetjen që ai ka në parti, por evidentoi ato që i konsideron si parregullsi të 13 qershorit.

“Rezultati është i qartë. Pritshmëritë e mia ishin shumë më të mëdha. Basha vazhdon të jetë kryetari i PD. Sigurisht 15% nuk reflekton mbështetjen që unë kam në anëtarësinë e PD-së.

Ka pasur parregullsi, kryesisht kanë qenë të lidhura me faktin që dhjetëra-mijëra demokratë janë përjashtuar, nuk kanë qenë në lista, dhe nuk kanë mundur të votojnë. Vëzhguesit e mi nuk kanë pasur mundësi të verifikojnë kush po voton”, - tha Shehaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI