Flash

Gazetarja Ilva Tare lë televizonet shqiptare dhe largohet në SHBA

Lapsi.al 14 June 2021
Gazetarja Ilva Tare lë televizonet shqiptare dhe largohet në SHBA

Gazetarja Ilva Tare ka vendosur të largohet nga ekranet shqiptare. Vitet e fundit ajo ishte angazhuar në Euronews Albania ku drejtonte një prej emisioneve në “prime time”. Në një mesazh në emisionin e saj të fundit ajo kujtoi punën në 25 vite në televizionet shqiptare.

“Jam rritur shumë në këto tri dekada dhe e kam parë këtë vend te rritet shumë. Largohem me shpresë për vendin tonë. Kemi kaluar shumë së bashku unë dhe ju… dhe tani është momenti që unë ta mbyll këtë kapitull, për t’i dhënë më shumë kohë familjes sime, Eduardit, Melodisë e Thomasit. Është koha të nis një kapitull të ri, në një stacion tjetër të jetës sime” – tha Tare.

“Do të mund të më shihni sërish me emisione dhe segmente speciale herë pas here. Ilva Noë dhe ky kapitull suksesi me Euronews Albania mbyllet, por kjo s’është hera e fundit që shihemi bashkë” – tha gazetarja që pritet të vijojë karrierën në SHBA. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI