Flash

"Kathimerini" zbardh detaje nga takimi Rama-Mitsotakis: Ranë dakord të përshpejtojnë dërgimin në Hagë të çështjes së detit

Lapsi.al 14 June 2021
"Kathimerini" zbardh detaje nga takimi Rama-Mitsotakis: Ranë

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Mitsotakis ranë dakord të përshpejtojnë negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim dërgimin e dosjes për caktimin e kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Çështja u diskutua midis dy liderëve përpara fillimit të Samitit të NATO-s në Bruksel.

Sipas medias helene “Kathemerini” Mitsotakis përsëriti mbështetjen e palëkundur të Greqisë për kursin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Burime qeveritare thanë për median greke se Rama falënderoi kryeministrin për dhënien falas të 20,000 vaksinave që u dorëzuan të hënën në Shqipëri.

“Mitsotakis vuri gjithashtu në dukje interesin e palëkundur të Greqisë për pakicën kombëtare greke në Shqipërinë e Jugut, si dhe përparimin e Shqipërisë në fushat e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të cilat janë ndër parakushtet që BE ka kërkuar nga Shqipëria për përparimin në bisedimet e saj të pranimit”, tha zyra për mediat e kreut të qeverisë greke.

Të këshilluara

Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër

Nga Astrit Patozi Edi Rama fiton pastër me Lulin, megjithëse për dikë kjo quhet masakër zgjedhore ose inxhinjeri manipulimi. Basha, po ashtu, i mund pastë...

17:46

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI