Flash

Me shpejtësi skëterë, i riu kapet nga policia në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)

Lapsi.al 14 June 2021
Me shpejtësi skëterë, i riu kapet nga policia në

Një 24-vjeçar është ndëshkuar nga policia rrugore, për shkak se është kapur duke lëvizur me një shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas policisë i riu, po udhëtonte me një shpejtësi prej 170 km/orë, ndërsa është kapur nga radari i postbllokut të policisë.

Më tej policia rrugore sqaron se nga kontrollet parandaluese, vetëm përgjatë 2 javëve të para të muajit qershor, për këtë shkelje janë konstatuar dhe proceduar 306 drejtues automjetesh, ku 171 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 135 të tjerë janë proceduar për mosrregullim shpejtësi në qendrat e banuara nga 10.000-40.000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Me 170 km/orë në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Elbasan, radari parandalon rrezikun e përfshirjes në aksident rrugor.

Mos fluturoni në rrugë, në rastin më të mirë ju pret polici dhe radari, respektoni rregullat, shpëtoni jetë. Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore me qëllim evidentimin e ndëshkimin e shkeljeve që nga analizat e ngjarjeve rrugore konsiderohen edhe si shkaqet kryesore të ndodhjes së tyre, kanë shtuar kontrollet e dedikuara për shpejtësinë mbi normat e lejuara dhe mos rregullimin e shpejtësisë, veçanërisht në qendrat e banuara.

Gjatë mesditës së sotme si rezultat i monitorimit të qarkullimit me radar në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë -Elbasan-Tiranë janë evidentuar shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, siç ishte dhe rasti i një 24-vjeçari nga Korça, i cili u konstatua duke qarkulluar me shpejtësi 170 km/h duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Nga kontrollet parandaluese, vetëm përgjatë 2 javëve të para të muajit qershor, për këtë shkelje janë konstatuar dhe proceduar 306 drejtues automjetesh, ku 171 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi normat e lejuara, ndërsa 135 të tjerë janë proceduar për mosrregullim shpejtësi në qendrat e banuara nga 10.000-40.000 lekë të rinj.

#UleShpejtesineShpetoJete?

#MbaRadhenNeTrafik?

#MosNxitoTeArrishFundinDramatik?

Të këshilluara

Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër

Nga Astrit Patozi Edi Rama fiton pastër me Lulin, megjithëse për dikë kjo quhet masakër zgjedhore ose inxhinjeri manipulimi. Basha, po ashtu, i mund pastë...

17:46

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI