Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

24 vite në kërkim të drejtësisë për djalin e vrarë nga policia. Historia e trishtë e nënës së Albert Muharremit

Lapsi.al 14 June 2021
24 vite në kërkim të drejtësisë për djalin e

Razie Muharremi, nëna e të ndjerit Albert Muharremi, i vrarë nga Policia në qendër të qytetit Burrelit, në qershor të vitit 1997 ende nuk gjen qetësi nga drejtësia e munguar.

Ajo prej 24 vitesh rend në dyert e organeve shtetërore dhe kërkon drejtësi për vrasjen e djalit.

“Prej vitit 1997 kam kërkuar zbardhjen e së vërtetës, pasi një qytet i tërë i ka parë Forcat Speciale kur qëlluan mbi djalin tim të pafajshëm. Kam shkruar dhjetëra letra për presidentët, kryeministrat, ministrat e drejtësisë dhe nuk kam marrë një përgjigje të saktë”, shprehet Razie Muharremi. Ka bërë kërkesë padi prej disa vitesh para Gjykatës së Matit dhe ka kërkuar detyrimin e palës së paditur, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, ish-Reparti i Ndërhyrjes së Shpejtë 711, në vartësi të Ministrisë së Brendshme, të paguajë dëmin e ardhur nga vrasja e djalit.

Nëna e Albert Muharremit thotë se dëmshpërblimin nuk e kërkon për të përfituar para për vete, por për të çuar deri në fund të vërtetën dhe për t’i përdorur ato para për bamirësi.

“I kam shkruar ish-Presidentit, Sali Berisha, kryeministrave të vendit, ministrave të drejtësisë, ish-kryeprokurorëve dhe kërkesa e vetme ka qenë zbardhja e së vërtetës: Kush ma vrau djalin e pafajshëm në qendër të qytetit? Nuk dua emrin e autorit, dua të faktohet se shteti më vrau djalin para syve të mi”, thotë Muharremi. Mësohet se banorë të qytetit Burrelit, dëshmitarë okularë në momentin kur efektivët kanë qëlluar me breshëri në sheshin “Demokracia”, kanë deklaruar në Prokurori rreth ngjarjes.

“Të shtënat vinin nga pozicioni ku qëndronin Forcat Speciale të Policisë që kishin ardhur nga Tirana. Albert Muharremi është plagosur nga i njëjti punonjës Policie që ishte pozicionuar pranë kryqëzimit të Spitalit. Viktima, Albert Muharremi, është vrarë gjatë gjuajtjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë së Repartit 711”, janë disa nga deklarimet e dëshmitarëve në organet e drejtësisë.

Aktualisht, procesi për vrasjen e Albert Muharremit ndodhet në Gjykatën e Lartë. Ndërkohë që dëshmitarët, mjekët dhe hetuesit kanë faktuar se vrasja është kryer nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Kohët e fundit nëna e të ndjerit kërkon që SPAK-u ta rihetojë ngjarjen e rëndë dhe ajo të zbardhet.

Albert Muharremi është shpallur “Qytetar Nderi” i Burrelit nga Këshilli Bashkiak, madje familja kërkoi që ai të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Të këshilluara

Arrestohen 14 persona në Tiranë

14 persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin e katër të rinjve, përkatësis...

10:06

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43