Flash

Del AUDIO-PERGJIMI/ Si u stis gjyqi publik ndaj Dritan Lelit dhe presionet ndaj këshilltarëve

Lapsi.al 14 June 2021
Del AUDIO-PERGJIMI/ Si u stis gjyqi publik ndaj Dritan Lelit dhe presionet ndaj

Një këshilltar i bashkisë së Vlorës i cili nuk pranon të identifikohet me emër, e pranon publikisht se kërkesa që ata kanë firmosur për përballjen me Dritan Lelin ka qenë instruktim politik.

FaxNews ka publikuar një audiopërgjim ku dëgjohet se këshilltari e pranon hapur se përballja e iniciuar mes Këshillit Bashkiak të Vlorës dhe Dritan Lelit është një kërkesë e formuar nga Partia Socialiste për t’i bërë gjyqin publik kryebashkiakut që nuk iu bind urdhërave të kryeministrit Rama.

Në audion e publikuar, sipas FaxNews, këshilltari thekson se ata kanë qenë të detyruar të firmosin shkresën që u ka ardhur megjithëse mendojnë se Dritan Leli ka punuar në Vlorë, por që gjithçka është politike.

Biseda e plotë e këshilltari me një bashkëbisedues tjetër (Audiopërgjimi):

Këshilltari: Ti sikur s’e di, këto janë gjëra politike dhe ne nuk duhet të ndërhymë në këto. Ne na e dhanë, lexoje për të firmosur, duhet firmosur dhe kaq!

Bashkëbiseduesi: Kush e kishte bërë apo…?

Këshilltari: E kupton ti tani! Tani ti e kupton si është situata që ata e bëjnë për ta hequr atë. Më vjen shumë keq s’doja të firmosja, unë me … kemi debatuar, por s’kemi ç’a bëjmë. Ata tani do marrin, domethënë do bëhet një mbledhje kshu shpejt e shpejt, mund të bëhet dhe të premten nuk e di s’na kanë dhënë asnjë informacoion.

Bashkëbiseduesi: Edhe ç’a duan të bëjnë? Të bëjnë këtë si tip gjyqi publik?

Këshilltari: S’e di! Ne kemi debatuar nuk donim të firmosnim!

Bashkëbiseduesi: Ma merr mendja, afër mendjes është që të mos firmosni.

Këshilltari: Ai po punon nuk ka se s’ka punuar. Punët e këtyre si rrjedhin nuk e dim, po s’kemi ç’a të bëjmë në këto kushte jemi, ata i kanë gjërat politike. Ne s’kemi ç’a të bëjmë!

Bashkëbiseduesi: E kuptoj

Këshilltari: Kështu ne na vunë ato letrat përpara, kundërshtuam për t’i firmosur. Do bëhet dhe do jetë dhe kryeministri në mbledhje me 22 këshilltarët

Bashkëbiseduesi: Do vi dhe vetë Rama?

Këshilltari: Po po do vijë dhe Rama e kishim në letra. Përderisa e kishim të shkruar do jetë dhe do jetë urgjente

Lufta mes deputetëve socialistë dhe kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli vjen edhe çdo ditë bëhet edhe më e ashpër. Gjithçka erdhi pasi Dritan Leli refuzoi që të linte drejtimin e Bashkisë për të garuar si deputet në zgjedhjet e 25 prillit. I pari që e sulmoi ishte Rama, ndërsa pas tij, duket se Lelit i janë “sulur” gjithë socialistët e tjerë.

Vetëm pak ditë më parë me një shkresë të firmosur nga një pjesë e konsiderueshme e këshilltarëve të Bashkisë së Vlorës, u kërkua nga kryetarja Migena Balla, që me kryebashkiakun Dritan Leli të ketë një ballafaqim public. Në këtë mbledhje do të jetë dhe vetë kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër

Nga Astrit Patozi Edi Rama fiton pastër me Lulin, megjithëse për dikë kjo quhet masakër zgjedhore ose inxhinjeri manipulimi. Basha, po ashtu, i mund pastë...

17:46

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI