Flash

Admir Tafili pritet të hapë “kutinë e pandorës” për ngjarje të rënda kriminale

Lapsi.al 14 June 2021
Admir Tafili pritet të hapë “kutinë e pandorës”

Ditën e sotme është sjellë në SPAK nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit i dënuari i përjetshëm Admir Tafili.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka bërë me dije se ka kërkuar rihapje dhe hetim të thelluar për vrasjen e babait të tij, Bahri Tafili.

Gjatë të gjithë ditës së sotme, është pyetur nga dy prokurorë të SPAK ndërsa seanca ka përfunduar për të rinisur sërish ditën e nesërme.

Burime të sigurta për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Admir Tafili po hap “kutinë e pandorës” për ngjarje kriminale të ndodhura së fundmi dhe gjatë dy dekadave në qytetin e Shkodrës, ku përmenden grupe të forta kriminale.

Admir Tafili është i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Pjetrushi si dhe 22 vite burgim për vrasjen në tentative kundër ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi.

Tafili akuzohet edhe se drejtonte nga burgu një grup të strukturuar kriminal, i cili shërbente për ekzekutime me porosi, si edhe për vendosje tritoli.

Grupi i tij përbëhej nga Alfred Qefalia nga Tirana, Kristi Pine nga Elbasani, Aleksandër Gora nga Pogradeci dhe dy të tjerë të shpallur në kërkim.

Admir Tafili nga të dhenat rezulton se ka dhënë porosi per vrasjen me armë zjarri të shtetasit, Ibrahim Mani.

Gjithashtu grupi akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta me vendosje lëndë eksplozive në automjetin Drejtor i Burgut te Fushë-Krujës./Tch

Të këshilluara

Në Shqipëri të gjithë fitojnë pastër

Nga Astrit Patozi Edi Rama fiton pastër me Lulin, megjithëse për dikë kjo quhet masakër zgjedhore ose inxhinjeri manipulimi. Basha, po ashtu, i mund pastë...

17:46

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI