Flash

Pas Vlorës, forcat RENEA mësyjnë në lokalin e "të fortit" të Durrësit

Lapsi.al 14 June 2021
Pas Vlorës, forcat RENEA mësyjnë në lokalin e "të

Mbrëmjen e sotme, Policia e Durrësit, FNSH dhe RENEA organizuan një aksion blic në qytetin e Durrësit me qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Burimet për mediat njoftojnë se objekt i kontrolleve janë disa lokale të të fortëve të qytetit, ku vetëm pak minuta më parë kontrolli u përqëndrua tek lokalet e Plarent Dervishit, i cili është kunati i Lulzim Berishës, një emër shumë i njohur i botës së krimit në Durrës.

Sipas asaj që shkruan "Panorama" mësohet se në këto momente policia po fut në sitën e kontrollit një tjetër lokal të njohur në qytetin e Durrësit, ku mendohet se frekuentohet nga personazhe të njohura të botës së krimit.

Më herët forcat RENEA dhe FNSH  organizuan  një aksion blic në zonën e Lungomares në Vlorë. Deri më tani janë shoqëruar 10 persona dhe janë vënë në pranga 2 të tjerë. Një prej të arrestuarve është Edison Begaj që iu bë një atentat dy javë më parë, ku mbeti i plagosur në këmbë.

Policia deri më tani nuk ka dalë me një njoftim zyrtar mbi arrestimin e Begajt, ndërsa në orët në vijim priten të tjera detaje. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI