Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të “bosit” të drogës (Emri)

Lapsi.al 15 June 2021
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të “bosit” të

SPAK ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Bledar Seferit (Hakorja), i njohur si “bosi” shqiptar i drogës, dhe familjarëve të tij.

Sipas SPAK, Bledar Seferi (Hakorja) ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në pasuritë që kërkohet t’i sekuestrohen janë disa makina luksoze, llogari bankare me miliona lekë e mijëra euro, si dhe truall e ndërtesa.

Detaje nga njoftimi i SPAK: 

Në përfundim të procesit të hetimit pasuror u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre. Në këto kushte Prokuroria e Posaçme me datë 15.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

1. Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.

2. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.

3. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.

4. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008

5. Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;

6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;

7. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;

8. Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;

9. Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.

10. Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI