Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Sekuestrohen miliona euro pasuri në Vlorë, i përkasin një shtetasi të dënuar në Itali për drogë

Lapsi.al 15 June 2021
Sekuestrohen miliona euro pasuri në Vlorë, i përkasin një

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ka regjistruar dhe po kryen hetime paraprake për procedimin penal numër 1922 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasit Raul  Zenunajt, banues në Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga të dhënat e administruara deri më tani, rezulton se shtetasi R. Z. është person i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Italisë, për vepra penale ‘Prodhim dhe trafikim i drogës’; ‘Prodhim dhe shpërndarje e drogës’, etj. Prokuroria Vlorë ka dyshime të arsyeshme se të ardhurat e paligjshme të përfituara nga aktiviteti kriminal i zhvilluar në shtetin Italian, janë investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme në qytetin e Vlorës. Në funksion të këtij procedimi penal nr. 1922 të vitit 2019 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr. 1480, datë 13.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur ‘Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive’ për pasuritë e mëposhtme:

1. Dy ‘Njësi’ me sipërfaqe totale prej 70 m² dhe 50 m² në Vlorë, në pronësi të shtetasit R. Z.

2. Një pasuri e llojit ‘Garazh’, me sipërfaqe 27.7m², ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetases A. M.

3. Tetë pasuri të paluajtshme të llojit ‘Apartament’:

- Apartament me sipërfaqe 159m², në lagjen ‘Kushtrimi’, Vlorë, në pronësi të shtetasit V. Z.

- Apartament me sipërfaqe 171m², në lagjen ‘Kushtrimi’, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V. Z. dhe A.M..

- Apartament me sipërfaqe prej 236 m² (komplet kati), në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, Vlorë, e shtetasit E. Z., porositur nëpërmjet kontratës kundrejt shumës prej 116.000 (njëqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) euro.

- Apartament me sipërfaqe 87 m², në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, Vlorë në pronësi të shtetasit V. Z. e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 50.000 euro.

- Apartament i shtetases A.M., me sipërfaqe 82m², në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës prej 60.000 (gjashtëdhjetë mijë) euro.

- Apartament 2+1, me sipërfaqe prej 118 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë, e porositur me kontratën kundrejt shumës 58.000 (pesëdhjetë e tetë) mijë euro.

- Apartament 3+1, me sipërfaqe prej 119 m², e shtetasve E.Z. dhe M.Z., në lagjjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë.

- Apartament, me sipërfaqe prej 232 m², e shtetasit V.Z., në lagjjen ‘Ujë i Ftohtë’ Vlorë, blerë për çmimin prej 116.000 (Njëqind e gjashtëmbëdhjetë mije) euro.

4. Pasuri e paluajtshme e llojit ‘Tokë arë’, me sipërfaqe prej 5000 m², në bashkëpronësi të shtetasëve S. Z., L. Z., E. Z., R. Z., V. Z., V. Z., E. R.

5. Pasuri e paluajtshme e llojit ‘Truall’, ndodhur në lagjen ‘Kushtrimi’, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V. Z. dhe A. M.

6. Pasuri e paluajtshme e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe prej 181m², lagjja ‘Kushtrimi’, Vlorë, në bashkëpronësi të shtetasve V. Z. dhe A. M.

7. Pasuri e paluajtshme ‘shtesë 4-kate’, në bashkëpronësi të shtetasve V. Z. dhe A. M.

8. Automjet i markës BMË, GM 730 D, në pronësi të shtetasit R.Z’.

Po kështu prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka regjistruar procedim pasuror ndaj shtetasve A. M. dhe S. B., të shpallur në kërkim ndërkombëtar si të dyshuar për veprat penale të ‘Trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike’ dhe ‘Organizatë Kriminale’ nga autoritetet Italiane.

Në kuadër të procedimit pasuror nr.02 të vitit 2021 dhe mbi bazën e kërkesës së prokurorit, me vendimin nr.1479, datë 12.06.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur ‘Caktimin e masës së sigurimit pasuror të sekuestros’ për pasuritë e mëposhtme:

1. Apartament me sip.93 m², në emër të M.M. çmimi 39.000 Euro.

2. ‘Truall’ me sip.160 m² dhe sip. ndërt. 40 m², në emër të A.M. çmimi 1.900.000 lekë.

3. Apartament 23 % të pasurisë me sip.164 m², në emër të A.M. çmimi 60.000 euro.

4. Automjet Benz E 300, në pronësi të S.M.

5. Automjet Citroen Berlingo, në pronësi të shtetasit A.M..

Në zbatim të vendimeve gjyqësore janë nxjerrë urdhërat e ekzekutimit të prokurorit të cilat po ekzekutohen nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI