Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Nën efektin e alkolit/ 27 shoferë të arrestuar në dy javët e para të qershorit në Tiranë, 83 leje drejtimi të pezulluara

Lapsi.al 15 June 2021
Nën efektin e alkolit/ 27 shoferë të arrestuar në dy

Në dy muajt e para të qershorit Policia ka ndëshkuar drejtues mjetesh që i kanë dhënë automjeteve në gjendje të dehur. 27 shoferë u arrestuan pasi rezultuan me nivel alkooli mbi 0.50 mg/l. Po ashtu u pezulluar 83 leje drejtimi. Sipas Policisë, nivelet e larta të alkoolit po kërcënojnë çdo diitë e më shumë drejtuesit e mjeteve pasi është rrezik potencial për aksident rrugor.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Nivelet e larta të alkoolit “flasin akoma më shumë” se këshillat e ??♀, për rrezikun që u kanoset çdo ditë përdoruesve të rrugës nga drejtuesit që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit. Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, duke vlerësuar se drejtimi i automjetit në gjendje të dehur është një rrezik potencial për aksidente rrugore, deri në pasoja fatale, kanë riorganizuar kontrolle të alternuara në orare dhe mjete të ndryshme, përfshirë edhe mjetet e shërbimit të transportit publik, pasi drejtuesit , me papërgjegjshmëri përtej të zakonshmes, kanë guxuar të drejtojnë në gjendje të dehur mjete transporti publik, edhe me 50 pasagjerë, në destinacione turistike.

Kjo situatë, por edhe konstatimet e tjera të kësaj natyre, nuk mundet të jenë vetëm shqetësim dhe objekt i Policisë, por vetë drejtuesit e mjeteve duhet të reflektojnë për rrezikun që i kanosin vetes dhe të tjerëve duke drejtuar mjetin në këtë gjendje. Subjektet e transportit gjithashtu duhet të forcojnë kontrollet për disiplinën e drejtuesve të shërbimit publik gjatë kohës që shërbejnë në këto mjete dhe sigurisht, qytetarët, si aleatët më të rëndësishëm të Policisë, duhet të refuzojnë të udhëtojnë me ta apo më keq të transportohen nga drejtues mjetesh të shërbimit publik që manifestojnë sjellje të përdorimit të alkoolit apo lëndëve të tjera droguese e psikotrope dhe të njoftojnë menjëherë organet e Policisë në numrin e emergjencave 112.

Vetëm përgjatë dy javëve të para të këtij muaji, nga rrugorët e kryeqytetit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 27 persona, për drejtim mjeti ne gjendje te dehur, pasi nga verifikimi me alkooltestues kanë rezultuar me një nivel alkooli mbi 0.50 mg/l si, si dhe janë pezulluar 83 leje drejtimi po për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

#MosDrejtoMjetinNenEfektin?

#DrejtimiIMjetitNenEfektin?SjellePasoje?

#ThuajStopAlkoolitNeTimonKurseJete?

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI