Flash

"Kur më thanë për Suarez qesha": Simeone rrëfehet për blerjen që i dha titullin kampion

Lapsi.al 25 May 2021
"Kur më thanë për Suarez qesha": Simeone rrëfehet

Në një intervistë të gjatë me ESPN Argjentinë, trajneri i Atletico Madrid, kampion i ri i Spanjës, Diego Simeone, foli për sezonin e Ligës dhe triumfin e arritur ditën e fundit. Por jo vetëm. Cholo është ndalur edhe në disa episode të fillimit të vitit, veçanërisht te ardhjen e Luis Suarez nga Barcelona...

"Është e mrekullueshme, pas shtatë vitesh ne arritëm të fitonim përsëri. Ky sezon ka qenë i vështirë për të gjithë, Covid na ka goditur shumë. Por historia e këtij klubi bazohet në forcë, në qëndrueshmëri, fitorja këtë vit ka edhe më shumë vlera. Kur arrita në 2011, thashë se doja që njerëzit të ndiheshin të identifikuar në historinë e këtij klubi. Kur i thamë lamtumirë Calderon unë duhej të flisja, sepse njerëzit nuk e dinin nëse do të qëndroja. Unë thashë se do të qëndroja dhe e thashë sepse e kuptova që këtu kishte një të ardhme", tha Simeone.

"Më parë, Atletico fitonte çdo 25 vjet, pastaj zbritëm në 18, tani kanë kaluar 7 vjet nga titulli i fundit. Jemi vërtet të lumtur, ka shumë punë pas këtij titulli, njerëz që punojnë çdo ditë në prapaskenë. Të fitosh në Spanjë është me të vërtetë e vështirë, këtu janë Real Madrid dhe Barcelona në krye të La Liga çdo vit dhe për t'i mposhtur ata duhet të bësh mirë, me të vërtetë mirë ".

Mes protagonistëve të udhëtimit fantastik të Atletico Madrid në La Liga është edhe Luis Suarez. Sulmuesi arriti praktikisht falas nga Barcelona: "E kisha kërkuar atë kur ishte ende në Liverpool, në fund ai zgjodhi Barcelonën dhe faktet i dhanë të drejtë", filloi Simeone. "Kur u paraqit rasti, klubi më thirri dhe unë qesha, nuk e besova. Menjëherë e thirra dhe i thashë: 'Luis, duhet të fitojmë dhe ti dëshiron të fitosh".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI