Flash

"All together": Conte jep sinjalin e zgjedhjes me imazhet e triumfit

Lapsi.al 25 May 2021
"All together": Conte jep sinjalin e zgjedhjes me imazhet e triumfit
Rebusi i të ardhmes së tij nuk është zgjidhur ende. Ndërkohë, megjithatë, trajneri i Interit Antonio Conte po i gëzohet ende fitores së titullit kampion me emocionet e përjetuara të dielën pasdite, me trofeun e ngritur së pari në fushën e San Siros pas fitores kundër Udineses dhe më pas në Kullën 4 para turmës e tifozëve që ishin mbledhur jashtë stadiumit. Në profilin e tij në Instagram, tekniku ka postuar imazhet e festimeve së bashku me lojtarët, stafin e tij, drejtuesit dhe presidentin Zhang, ndërsa përshëndet mbështetësit zikaltër. Me hashtagun e zakonshëm #alltogether (së bashku). Një mesazh që mund të lidhet fare mirë me të ardhmen e teknikut, pikërisht kur pritet takimi që do të vendosë të ardhmen e tij në pankinën e kampionëve të Italisë...

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI