Flash

"Shihemi në kafe": prapaskenat e takimit të çuditshëm. Brdaric e quan 'skemë', Martini 'strategji'

Lapsi.al 25 May 2021
"Shihemi në kafe": prapaskenat e takimit të

Luajnë titullin në 90 minutat e fundit. Mund ti kenë ndodhur shumë trajnerëve një situatë e tillë, por askush nuk takon tjetrin përpara ndeshjes. Ndoshta në Shkodër është një traditë, që shkon përtej normalitetit e si shkodran Edi Martini e ka cuar deri në fund, pavarësisht se nga shpjegimi i të dyve nuk kupton asgjë, cfarë kanë synuar në atë kafe.

"Takim me Brdariçin? Po është e vërtetë, ne kemi ndenjur dhe kemi pirë kafe së bashku, por këto janë biseda trajnerësh ku njëri kërkon të dekurajojë tjetrin, është një lojë shahu - shpjegoi tekniku shkodran i Teutës -. Unë e kam thënë më bindje duke qenë se janë dy ekipe, Laçi ka bërë një kampionat mjaft të mirë dhe është pretendent, ndërsa Apolonia pavarësisht se ka treguar që me djem të rinj ka bërë një kampionat të mirë për cilësitë që ka, mendoj se do ta kemi ne më të lehtë".

Në konferencën për shtyp e njëjta pyetje ka bezidsur edhe Brdaric: "Takimi me Martinin? Ajo e Martinit ishte një skemë që më takoi. E quajnë titullin të fituar. Të shikojmë çfarë do ndodhë".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI