Flash

E ekzagjeruar, u spiunuan me aplikacion: Conte e Zanetti thyejnë kufizimin me 15 minuta

Lapsi.al 24 May 2021
E ekzagjeruar, u spiunuan me aplikacion: Conte e Zanetti thyejnë kufizimin

Trajneri i Interit, Antonio Conte, në shoqërinë e zëvendës-presidentit zikaltër Javier Zanetti dhe prezantuesit televiziv, tifoz i Interit, Paolo Bonolis, u identifikuan nga policia ndërsa po largoheshin nga restoranti i ish-kapitenit në Milano, "Botinero", për shkeljen e orës policore me 15 minuta, krahasuar me kthimin e detyrueshëm me ligj, të caktuar në orën 11. Kjo është raportuar nga faqja në internet e të përditshmes 'La Repubblica'.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, ka qenë një klient i restorantit ai që raportoi praninë e të treve, përmes aplikacionit YouPol. Me shumë mundësi jo një simpatizant i Interit. Trajneri kampion e Zanetti, në shoqërinë e Paolo Bonolis, vetëm sa u argëtuan pak më shumë sesa duhej në restorantin milanez.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI