Flash

Në Champions pas 7 vjetësh: nga Bergamo në Bergamo, Milan nuk është më Ibra-dipendent

Lapsi.al 24 May 2021
Në Champions pas 7 vjetësh: nga Bergamo në Bergamo, Milan nuk

Nga Bergamo në Bergamo. Në ditën e përvjetorit të triumfit të Athinës ndaj Liverpool, Milani kthehet në Ligën e Kampionëve, shtatë vjet pas herës së fundit dhe e bënë duke fituar në fushën e Atalantas, ku gjithçka filloi dhe ndoshta aty do të mbaronte. Ishte dhjetor 2020, Djalli u shkatërrua 5-0 dhe epoka e shkurtër e Piolit dukej se ishte në fund, por që nga ajo ditë (dhe nga ajo e ardhjes së Ibras) trajneri rinisi, diti të kolaudojë ekipin më të ri të kampionatit dhe e bëri të rritet për ta sjellë deri në arritjen në Gewiss Stadium, që vërteton një hap të madh përpara dhe është një provë e rëndësishme e pjekurisë që lë pas përfundimisht etiketën e 'Ibra-dipendent': "Vitin tjetër ai do të luajë vetëm të mërkurën ”, bëri shaka Pioli në konferencën për shtyp.

"Unë do të doja të shihja ekipet e tjera pa kampionin e tyre për gjithë ato ndeshje", tha trajneri pak më herët, duke folur për sulmuesin suedez, i cili edhe në Bergamo duhej të kufizonte mbështetjen e tij për ekipin me praninë në tribunë. Në kampionat, Ibrahimovic ka luajtur saktësisht gjysmën e ndeshjeve, pra 19, dhe llogaritë në ndeshjet pa të flasin për 11 fitore, 4 barazime dhe po aq humbje. Numrat që vlerësojnë më tej punën e Pioli dhe stafit të tij, të cilët edhe në vështirësitë e një sezoni të kushtëzuar nga shumë dëmtime e kanë mbajtur Milanin në Ligën e Kampionëve dhe pas viteve të vuajtjeve dhe rezultateve zhgënjyese, më në fund duket se kanë gjetur mënyrën e duhur për të hapur një cikël.

Një cikël nga i cili me siguri nuk mund të përjashtohet Frank Kessie, i cili në stadiumin e tij të vjetër u ngjit në skenë me një dygolësh që vërtetoi ftohtësinë e tij nga njëmbëdhjetë metra. Mesfushori është ndoshta simboli i vërtetë i rritjes së përgjithshme të ekipit, i aftë të kalojë ato kufij mendorë që i pengonin kuqezinjtë të bënin hapin vendimtar pikërisht në skenën më të bukur. Një kapërcim në kualitet që mund të vijë gjatë verës me disa blerje të synuara (absolutisht i nevojshëm një 'zëvendës-Ibra') që sharmi dhe milionat e Champions mund ta lehtësojnë, me blerjen përfundimtare të Tomori (ndër më të mirët edhe në Bergamo) dhe mbi të gjitha rinovimet me Donnarumma dhe Calhanoglu.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI