Flash

"Fino alla fine, Ssssiiiiimmmmm": Ronaldo i mbyll gojën të gjithëve

Lapsi.al 24 May 2021
"Fino alla fine, Ssssiiiiimmmmm": Ronaldo i mbyll gojën të
"Deri në fund, Ssssiiiiimmmmm": kështu Cristiano Ronaldo, i cili e pa të gjithë ndeshjen në Bolonja nga stoli, ka festuar në rrjetet sociale kualifikimin në Champions League të Juventusit të tij, të arritur vetëm në javën e fundit dhe falë gabimit të Napolit me Veronën. Fotoja e postuar, megjithatë, është polemizuese: gishti tregues para gojës për të heshtur të gjithë kritikët, pastaj imazhi i festës në dhomën e zhveshjes së Juventusit në stadiumin Dall'Ara. Një postim që ndoshta mund të jetë gjithashtu një pistë e qendrimit të portugezit edhe në sezonin e ardhshëm.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI