Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Guardiola i magjepsur nga Baggio: “Kur të drejtoj në Itali, do ti kërkoj të jetë asistenti im”

Lapsi.al 23 May 2021
Guardiola i magjepsur nga Baggio: “Kur të drejtoj në Itali, do

Në ditët e pritjes së madhe për publikimin e filmit kushtuar Roberto Baggio, një prodhim i Netflix dhe RTI i disponueshëm nga 26 maji, Corriere dello Sport i ka kushtuar një speciale "Bishtalecit Hyjnor" duke intervistuar Pep Guardiolan, ish-shoku i ekipit tek Brescia: "Gjëja e parë që më vjen në mendje duke menduar për Roberto daton që nga fillimi i viteve 90. Unë kam luajtur me Barçan, ai me Juven dhe ajo skuadër ishte e gjitha prapa dhe një zot përpara. Unë isha i impresionuar nga cilësia e tij dhe në Barcelonë nuk isha i vetmi - ka thënë trajneri i City, që duke folur për mbërritjen tek Brescia, u shpreh - Ai ishte si një baba për mua. Kur lojtari më i fortë është edhe më i përuluri, gjithçka mund të funksionojë vetëm në mënyrën më të mirë të mundshme".

Mes rreshtave të deklaratave komplimentuese të rezervuara për Baggion, trajneri spanjoll, duke bërë shaka, foli edhe për një ardhje të mundshme në kampionatin italian: "Baggio i mungon shumë futbollit. Kur të jem 72 vjeç dhe do të dua të drejtoj në Itali, do ta pyes Robin nëse ai dëshiron të jetë ndihmësi im dhe kështu do të përpiqem ta kthej në futboll. Por Baggio nuk e bind dot, vendos ai. Nëse dëshiron të kthehet, ai do të kthehet. Përndryshe nuk do të rikthehet e do të jetë mirë gjithësesi".

"Roby ishte një fenomen duke luajtur vetëm me një këmbë e në një futboll italian ku ishte shumë e vështirë për një sulmues të mbijetonte - vazhdoi Guardiola - Kishte shumë pak hapësira dhe maksimumi 4-5 shanse për ndeshje, por ai përsëri arriti të shënoj shumë dhe në situata të pabesueshme. Dhe si Roby edhe Maradona, Van Basten, Totti, Del Piero... ".

Për të adaptuar një fenomen si Baggio në futbollin e sotëm, me një përllogaritje se sa gola do të shënonte, iberiku është i sigurtë: "Me mua sigurisht që do të luante dhe do të ishte një sulmues i rremë - tha Guardiola - Do të vraponte pak, por nga ana tjetër ai do të prekte 500 topa për ndeshje dhe do të shënonte 50 gola në sezon, nuk ka dyshim".

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI